Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

I Lumi Atë Serafin Koda ofm, në përvjetorin e vdekjes

Martiret e Kishes katolike shqiptare - RV

11/05/2018 15:56

Më 11 maj kujtojmë përvjetorin e vdekjes, për shkak të torturave pësuar nga regjimi komunist, të të Lumit të Kishës shqiptare, françeskanit Atë Serafin Koda ofm. I lumi Át Serafin Koda, lindi në Janjevë të Kosovës më 25.04.1893. U shugurua meshtar më 30.06.1915. Qe famullitar në Rajë-Mertur, Bizë, Shalë, Prekal, Bushkash, Dushman, Vukël e Lezhë. Ishte Definitor dhe Ekonom Provincial. 

U dallua në të thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. Sa qe famullitar organizoi shumë mirë bashkësinë famullitare. Pati një devocion të veçantë për Eukarestinë, Mundimet e Krishtit, Zojën e Bekuar dhe Shna Ndoun. U arrestua dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947. Trupi i tij pushon në Kishën e Fretërve Minorë të Lezhës.

11/05/2018 15:56