Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Mё 8 maj Kisha kremton festën e Zojës Rruzare të Pompeit

Zona Bekuar Rruzare e Pomeit, Itali.

08/05/2018 08:00

Mё 8 maj Kisha kremton festën e Zojës Rruzare të Pompeit. Pra, 8 maji shënon një datë të palëvizshme për devocionin ndaj Zojës së Bekuar, që nderohet në Pompei, Itali, me emrin Zoja Rruzare. Themeluesi i Shenjtërores së Pompeit, deshi që në këtë ditë e pikërisht në ora dymbëdhjetë t’i lartohej Zojës së Bekuar një uratë e veçantë,  lutja pra, për të kërkuar përmes lutjes së zjarrtë hiret Hyjnore.

Në praninë e mijëra besimtarëve, në shenjtoren e Zojës Rruzare në Pompei u rinovua në mesditë tradita e Lutjes drejtuar shën Marisë Virgjër. Është një lutje e veçantë, hartuar në vitin 1883 nga i Lumi Bartolomeo Longo, me rastin e bekimit të kambanës së parë të shenjtores. Lutja e Pompeit është veçanërisht e bukur, e përkushtuar, e frymëzuar nga vetë Zoja, e cila iu duk Bartolomeo Longos, avokat i ri italian, dhe i tha t’ia kushtonte jetën devocionit të Rruzares dhe përhapjes së saj, duke e bërë luginën e Pompeit vend kushtuar Jezusit e Zojës së Bekuar e pikë referimi për gjithë Kishën. Ja si përfundon ajo:

O Rruzare e bekuar nga Shën Maria, zinxhir i ëmbël që na lidh me Zotin, vjegëz dashurie që na bashkon me Engjëjt, kullë shpëtimi, në sulmet e ferrit, port i sigurtë në rast mbytjeje të përgjithshme, ne nuk do të lëshojmë më kurrë nga dora. Ti do të jesh ngushëllimi ynë në agoni, për ty puthja e fundit e jetës që shuhet. Fjala e fundit që del prej buzëve tona, do të jetë emri yt hyjnor o Mbretëreshë e Rruzares së Pompeit, o nëna jonë e dashur, o Strehë e mëkatarëve, o Sovrane ngushëlluese e të hidhëruarve. Qofsh kudo e bekuar, sot e përgjithmonë, në tokë e në qiell. Amen”

Mbi vlerën shpirtërore të kësaj Lutjeje ja mendimi i ipeshkvit Karlo Liberati:
"Lutja e përgjëruar është njëkohësisht lirikë dhe muzikë. Mbi ato faqe janë derdhur lumenj lotësh e janë stampuar miliarda puthje. Në këtë lutje universale, derdhen të gjitha dhimbjet e shpresat e familjes njerëzore. Është kaq e përkryer rezonanca që ajo ngjall në çdo zemër të krishterë, saqë secili kur e thotë ka përshtypjen se po e harton ai vetë për herë të parë. Mund të thuhet se autori i vërtetë nuk është Bartolomeo Longo, por shpirti popullor, feja e popullit. Është Kisha që ecën në botë e lutet".

08/05/2018 08:00