Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Zoja e Bekuar, në muajin maj: Shën Gjoni Eudes: Të falem, Mari!

Next to an image of the Virgen of Immaculate Conception, Pope Francis celebrates Mass at the Simon Bolivar park in Bogota, Colombia, Thursday, Sept. 7, 2017.(AP Photo/Andrew Medichini) - AP

07/05/2018 08:00

Në muajin maj të cilin Kisha ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, e ne besimtarëve na fton t’I drejtohemi me uratën e bukur të Rruzares, ne po ju propozojmë një lutje të Shën Gjonit Eudes, ‘Të falemi, Mari’, për të medituar mbi figurën dhe rolin e Zojës së Bekuar në jetën e besimtarëve.

Pra, Marisë vijojnë t’i këndojnë poetë, shenjtorë, rregulltarë e shekullarë, në të gjitha kontinentet e botës. Nuk ka gjini, lloj a formë letrare, që të mos ketë prodhuar të paktën një kryevepër për nder të Virgjërës Mari. 

Shën Gjoni Eudes: Të falem, Mari!

Të falem, Mari
Të falem ,Mari, bij e Hyjit Atë.
Të falemi, Mari, nënë e Hyjit Bir.
Të falem, Mari, e fejuara e Hyjit Shpirt Shenjt.
Të falem, Mari, tempulli i tejet Shenjtenueshmës Trini.
Të falem, Mari, zambak i pastër I Trinisë shkëlqimtare.
Të falem, Mari, lule qiellore e dashurisë së patregueshmeLa të Hyjit.
Të falem ,Mari, virgjër e çiltër dhe e përkorë, prej të cilës
deshi të lindej dhe të rritej përgjimi Mbreti qiellor.
Të falem, Mari, Virgjër e virgjërave.
Të falem, Mari, Mbretëresha e martirëve, zemra e të cilës
qe shporuar me shpatë.
Të falem, Mari, zonjë e bekuar, kujt iu dha çdo pushtet
në qiell e në tokë.
Të falem, Mari, mbretëresha dhe nëna ime, jeta ime, ëmbëlsia ime
dhe shpresa ime.
Të falem, Mari, Nënë e denjë e dashurisë.
Të falem, Mari, nëne admiruese.
Të falem, Mari, Nënë e dashurisë hyjnore.
Të falem, Mari, e papërlyer, e lindur e pamëkatë.
Të falem, Mari, përplot hir, Zoti është me ty.
Ti je e bekuar mbi të gjitha gratë e I bekuar është fryti I
kraharorit tënd, Jezusi.
Qoftë bekuar fati yt, Shën Jozefi.
Qoftë bekuar ati yt, Shën Joakim.
Qoftë bekuar nëna jote, Shën Ana.
Qoftë bekuar roja jote, Shën Gjoni.
Qoftë bekuar engjëlli yt, Shën Gabrieli.
Lavdi Hyjit At që të zgjodhi.
Lavdi Hyjit Bir që të deshi.
Lavdi Hyjit Shpirt Shenjt që të mbulojë.
Virgjëra lavdishme Mari, mund të të duam
Dhe të lavdërojmë të gjithë popujt.
Mari Nënë e Hyjit, lutu për ne dhe na jep bekimin tënd, tash e
Në fill të vdekjes sonë, në emër të Jezusit, Birit tënd hyjnor.
Kjo këngë lavdërimi, e ngjashme me litanitë, nga Shën Gjoni Eudes (+1640)  Është një numër titujsh më shkëlqimdhënës të Virgjërës Mari.

07/05/2018 08:00