Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Takim në Vatikan për çarmatimin bërthamor dhe sfidat ambientale

Shenja e çarmatimit në dokumentet e takimit - ANSA

07/05/2018 13:55

Do të mbahet nesër, 8 maj, në orën 9.30, pranë Institutit të Zojës së Vogël, në Vatikan, takimi me temë “Paqja bërthamore dhe sfidat ambientale” në Evropë, organizuar nga Komiteti për Qytetërimin e Dashurisë, në bashkëpunim me EcoOne – nismë kulturore ndërkombëtare e një rrjeti pedagogësh, akademikësh e profesionistësh të shkencave ambientale.

         Tematikat, që do të trajtohen në këtë konferencë kanë të bëjne me luftën kundër varfërisë, përpjekjet për paqen në Kore, çarmatimin bërthamor, sfidat ambientale në këndvështrimin e enciklikës “Laudato si’” të Papës Françesku dhe sigurinë bërthamore. Rezultatet do të paraqiten në një bisedë me gazetarët, në përfundim të takimit.

07/05/2018 13:55