Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku: programi i shtegtimi ekumenik në Gjenevë, 21 qershor

Gjeneva, një nga selitë e OKB-së

07/05/2018 14:10

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë bëri të ditur sot programin e shtegtimit ekumenik të Papës Françesku, më 21 qershor, në Gjenevë. Në orën 8.30, avioni i Atit të Shenjtë do të niset nga aeroporti i Fiumiçinos, pranë Romës, për të mbërritur në Gjenevë, në orën 10.10. Menjëherë, ceremonia e mirëseardhjes dhe takimi privat me kryetarin e Konfederatës Helvetike.

         Në orën 11.15, lutja në Qendrën Ekumenike të Këshillit Botëror të Kishave. Papa do të mbajë një predikim. Pastaj, Françesku do të drekojë në Institutin Ekumenik të Bossey, me krerët e Këshillit, ku bëjnë pjesë Kisha ortodokse, protestante, anglikane e asire. Kisha Katolike e Romës merr pjesë në të si vëzhguese.

         Në orën 15.45, takimi ekumenik në Qendrën Ekumenike të Këshillit Botëror të Kishave, ku Papa do t’u drejtojë fjalën e tij të pranishmëve. Më pas, mesha në Palaexpo.

         Ati i Shenjtë do të largohet nga Gjeneva në orën 20.00, për të mbërritur në aeroportin e Ciampinos, në orën 21.40.

07/05/2018 14:10