Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 7 maj kalendari përkujton Shën Flavia Domitilën, martire romake

catacombe Domitilla - RV

07/05/2018 07:30

Më 7 maj kalendari kishtar përkujton Shën Flavia Domitilën, martire romake. Në sa flasim për Shën Flavia Domitilën, kujtojmë se nga fundi i shekullit I pas Krishtit, Ungjilli kishte hyrë tashmë edhe në jetën e aristokracisë romake. Në historinë e Shën Euzebit të Cezaresë lexojmë: “Në vitin 95 pas K. Flavia Domitila, mbesë e Flavio Klementit, asokohe konsull i Romës, së bashku me shumë persona të tjerë, qe internuar në ishullin Ponza, sepse dëshmoi Krishtin”.

Më pas qe dënuar me vdekje edhe vetë Flavio, i akuzuar si ateist, siç quheshin në atë kohë të krishterët, sepse nuk pranonin të adhuronin zotat e paganizmit romak. Shumë aristokratë të kohës, të krishterë e judenjë, u dënuan me vdekje ose me sekuestrimin e pasurive.

E internuar në Ponza, Flavia pësoi një martirizim të gjatë. Ky martirizim përshkruhet në shekullin V me nota legjendare në një shkrinm me titull: “Mundimet” që flet për dy eunukë: Nereun e Akileun, të cilët, ndërsa Domitila ishte në prag të martesës me Aurelianin, bir i një konsulli, i folën për Krishtin e për bukurinë e virgjërisë, që do ta bënte vajzën “motër me engjëjt”. Ajo, e prekur thellë në shpirt, hoqi dorë nga martesa dhe e mbuloi kokën me velin e bardhë si dëbora të virgjërave të Zotit.

Perandori Domiciani, kushëri i Flavies, i zemëruar keq nga prishja e fejesës, e internoi vajzën në ishullin, ku përfundonin aristokratët e krishterë. Atje u flakën edhe Nereu e Akileu, të cilët u shtrënguan me të gjitha mënyrat ta bindnin Flavien të hiqte dorë nga feja e re. Po ata nuk pranuan e prandaj u dënuan me prerjen e kokës.

Edhe vetë Aureliani vdiq nga rraskapitja gjatë një mbrëmjeje vallëzimi, organizuar për t’ia ndërruar mendjen së fejuarës. I vëllai, për t’u hakmarrë, i vuri zjarrin shtëpisë së Domitilës, e cila u dogj brenda, duke ia kushtuar kështu deri në fund virgjërinë e saj Krishtit. Gjithsesi kujtojmë se ky rrëfim është më shumë legjendë sesa histori e vërtetë, ndonëse nuk mungojnë në të edhe elemente të së vërtetës.
 

07/05/2018 07:30