2018-05-06 08:30:00

Takimi i Papës Françesku me neokatekumenalët


Dje, Papa Françesku u takua, në Tor Vergata të Romës, me neokatekumenalët, në festë për 50-vjetorin e nisjes së veprimtarive në kryeqytetin italian. Të pranishëm bashkësi nga e gjithë bota, të cilët, pasi përfundojnë një udhë feje brenda Ecjes Neokatekumenale, nisin misionin e ungjillëzimit ndër famullitë e globit, sidomos në lagjet më të varfëra, në periferitë e qyteteve.

Papa Françesku mori pjesë me gëzim në festën e neokatekumenalëve, duke filluar nga ora 11.00 e ditës së djeshme. Asamblenë e paraqiti njëri nga themeluesit, Kiko Arguello. Kujtojmë se themeluesja tjetër, Carmen Hernandez, ndërroi jetë më 19 korrik 2016, në Madrid të Spanjës. Pasi u drejtoi fjalën e tij, Ati i Shenjtë bekoi kryqet dhe ua dorëzoi ato përgjegjësve të “missio ad gentes”, duke i dërguar bashkësitë e ndryshme me mision në periferitë e Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.