2018-05-06 17:08:00

Papa gjatë lutjes sё Mbretëreshës Qiellore: jeta duhet mbrojtur që nga zënia e deri në perëndimin e natyrshëm


"Dashuria për të tjerët nuk mund të rezervohet vetëm për momente të jashtëzakonshme, por duhet të bëhet konstante dhe shenjё dalluese e ekzistencës sonë", kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë lutjes sё Mbretëreshës sё Qiellit, kremtuar sot nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, para 40 mijë besimtarësh e shtegtarësh ardhur pёr t’u lutur bashkё me Papёn.

Duke komentuar Ungjillin e dielёs sotme tё gjashtё gjatё vitit kishtar, Papa Françesku në fjalёt e tij, u pёrqendrua mbi temën e dashurisë. Atё dashuri që "realizohet në jetën e përditshme, në qëndrimet tona, në veprimet tona", përndryshe mbetet "thjesht diçka iluzore, diçka e kotё". Është pra e rëndësishme të jemi tё vetëdijshëm se dashuria e Krishtit nuk është një ndjenjë sipërfaqësore, por qëndrim themelor i zemrës, që manifestohet në tё jetuarit tonё ashtu siç dëshiron Ai, Jezusi", nënvizoi Papa.

"Kjo është edhe arsyeja– tha Ati i Shenjtё Françesku - pse ne jemi të thirrur për t’ kujdesur edhe pёr të moshuarit si një thesar të çmuar e të dashur, edhe nëse krijojnë probleme ekonomike dhe vështirësi ekonomike, ne duhet tё kujdesimi e t’i ruajnë gjithmonё ata.

Kjo është arsyeja pse të sëmurëve, edhe kur janё në fazën e fundit tё hjetёs, duhet t’u japim çdo ndihmë të mundshme. Ja pse fëmijët e porsalindur gjithmonë mirëpriten;  ja pse, në fund të fundit, jeta duhet mbrojtur gjithmonë dhe duhet dashur qё nga zёnia e deri në përfundimin e saj tё natyrshëm".

Po kujtojmë se sot pasdite, Papa Françesku viziton famullinë kishtare romake tё Shenjtueshmit Sakrament, në Tor de 'Schiavi, ku gjatë Meshës do tё krezmojё një vajzë tё vogël, qё vuan nga një sëmundje mitokondriale, dhe  bashkё tё do tё krezmojё edhe nënës e saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.