Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Të krishterët e Lindjes: kard. Sandri "është shumë e rëndësishme që ta ndiejnë solidaritetin dhe afërsinë tonë"

Kardinali Sandri, prefekt i kongregatёs së Vatikanit pёr Kishat Lindore

05/05/2018 17:39

"Është shumë e rëndësishme që ata (të krishterët e vendeve të Lindjes së Mesme) të ndiejnë, shohin dhe tё mund ta prekin solidaritetin dhe afërsinë tonë. E themi këtë në një mënyrë shumë specifike për Tokën e Shenjtë: sepse vizitat e shtegtarëve nga mbarë bota sjellin gjithashtu njё ngushëllim.

https://youtu.be/m2liTRb_JuI

Ne rekomandojmë që në të gjitha këto vizita në Tokën e Shenjtë tё ketё edhe një vizitë pranё komunitetit katolik, ipeshkvijve, besimtarëve, seminaristëve dhe laikëve". Kёshtu pohon kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Oriental, në një intervistë pёr "Vatikan News".

Kardinali Sandri do të shkojë në Liban në ditët e ardhshme. Duke folur për përvojën e tij si kryetar i kongregatёs së Vatikanit pёr Kishat Lindore, kujtoi "gëzimin e madh që ka si mik i shumё personave dhe pёr rastin qё ka pёr të njohur shumë njerëz, shumë ipeshkvij, patriarkë, priftërinj dhe laikë besimtarё në këto vende që kanë vuajtur kaq shumë".

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, sipas kardinalit Sandri, është "relativizimi i kaq shumë frikave dhe skemave aq të shumta që kemi këtu në Perëndim, ku, falë Zotit, kemi paqe, siguri, po shpesh edhe humbemi në shumë 'gjëra të kota'". "Këta njerëz tё Kishave lindore më kanë bërë të kuptoj realitetin e vërtetë që ne të gjithë duhet tё synojmë e tё ndjekim: triumfin e Zotit Jezus në jetën tonë dhe në jetën e botës, nëpërmjet drejtësisë e paqes".

05/05/2018 17:39