2018-05-04 13:39:00

Papa e konfirmon imzot Becciu-n, delegat të veçantë pranë Urdhërit të Maltës


Me një letër, Papa Françesku e konfirmon imzot Angelo Becciu-n si delegat të veçantë pranë Urdhërit të Maltës, me detyrën për ta shoqëruar në procesin e rishqyrtimit të Kartës Kushtetuese dhe të Kodikut Maltez. Dje, betimi i Mjeshtrit të Madh.

         15 muaj më parë, më 2 shkurt 2017, Papa Françesku vendosi t’ia besojë imzot Angelo Becciu-t detyrën e Delegatit të veçantë pranë Urdhërit të Maltës, me rëndësi sidomos në këtë çast, kur vetë Urdhëri Sovran Ushtarak e Spitalor po rishqyrton Kartën Kushtetuese dhe Kodikut Maltez. E me një letër, Ati i Shenjtë e konfirmon tani në atë detyrë.

         Pasi e falenderon, Papa i “lutet të vazhdojë ta kryejë detyrën e delegatit deri në përfundimin e procesit të reformës” e, gjithsesi, deri kur vetë Ati i Shenjtë ta konsiderojë të dobishme për Urdhërin. “Deri në atë çast – shkruan Françesku – Ju do të vazhdoni të keni gjithë pushtetin dhe të jeni zëdhënësi im ekskluziv për gjithçka ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Selisë Apostolike dhe Urdhërit”. Dje, Mjeshtri i Madh i sapoemëruar i Urdhërit u betua pikërisht para imzot Becciu-s.








All the contents on this site are copyrighted ©.