Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku thotë Rruzaren në shenjtëroren e Dashurisë Hyjnore

Pope Francis greets the faithful before his visit to the shrine of Our Lady of Divine Love, a Roman Catholic shrine dedicated to the Blessed Virgin Mary in Rome, Italy, May 1, 2018. REUTERS/Remo Casilli - REUTERS

01/05/2018 18:00

Sot, Papa Françesku tha Rruzaren së bashku me besimtarët në shenjtëroren e Dashurisë Hyjnore në Romë, vend kulti shumë i frekuentuar, sidomos nga romakët. Ati i Shenjtë u lut para fugures së Zojës së Mrekullisë në shenjtëroren e lashtë, në orën 17.00, duke përuruar kështu muajin kushtuar shën Marisë. Papa u lut në mënyrë të veçantë për paqen në botë e sidomos në Siri, ndjet, që ua propozoi besimtarëve që gjatë Mbretëreshës Qiellore të së dielës.

Pas lutjes, Papa Françesku u takua me bashkësitë e oblatëve, Bij e Bija të Zojës së Dashurisë Hyjnore, që shërbejnë në shenjtërore. Pastaj, bekoi varrin e Shërbëtorit të Zotit don Umberto Terenzi - rektori dhe famullitari i parë i shenjtërores së re, ndërtuar pak më poshtë se e vjetra - dhe themelues i të dyja kongregatave rregulltare, femërore e mashkullore. Prekës, çasti i përshëndetjes me disa besimtarë të moshuar, që janë pagëzuar pikërisht nga don Terenzi, si edhe vizita në dy strukturat e qendrës: Shtëpia për pensionistë dhe Shtëpia për Familjet “Mater Divini Amoris”.

E para, jo larg kompleksit më të vjetër, ku ndodhet fugurja e Zojës së Mrekullisë, strehon deri 24 të moshuar mbi moshën 65 vjeç, të cilët nuk kanë probleme të rënda shëndetësore. Struktura e dytë, ndërtuar brenda zonës ku jetojnë motrat “Bija të Dashurisë Hyjnore”, mund të strehojë deri 6 fëmijë e në raste të jashtëzakonshme e vetëm përkohësisht, mund të presë edhe dy të mitur të tjerë. Fëmijët jetojnë në dhoma të mobiluara thjesht, por me synimin për të krijuar ambient shtëpiak. Të vegjlit mund të shtojnë aty fotografi, vizatime, lodra e gjëra të tjera, për ta personalizuar dhomën.

Përveç tyre, Papa Françesku përshëndeti edhe bashkësinë famullitare, që kishte mbushur sheshin para kishës së lashtë. E gjithë famullia, si edhe njerëzit e tjerë, që zakonisht vijnë nga Roma për Rruzaren, u mblodhën në kishën e re, më të madhe, kushtuar Familjes Shenjte, për t’u lutur së bashku me Papën për të moshuarit e për të sëmurët.

01/05/2018 18:00