Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Historia e Shenjtërores së Dashurisë Hyjnore

Shenjtërorja e Dashurisë Hyjnore

01/05/2018 17:00

Historia e Shenjtërores së Dashurisë Hyjnore afër Romës. Historia e shenjtërores është e veçantë, sepse nuk lidhet me ndonjë dukje të Zojës së Bekuar, por me një fugure të lashtë të Virgjërës në fron, me Krishtin Fëmijë në krah e, me pëllumbin, që simbolizon Shpirtin Shenjt, mbi krye. Ikona ndodhej në një nga kullat e Kështjellës së Luanëve, emri i së cilës, me kohë, u vulgarizua në Kështjella e Levës. Në vitin 1740, kur Zoja bëri mrekullinë e parë, kulla ishte gjysëm e prishur nga tërmeti. Fugurja duket se është pikturuar nga një autor i shkollës romake të Pietro Cavallini-t, e, siç thotë një poet dialektor (G. Belli), “mbeti aty, veç me veten, për tre shekuj me radhë”, në pritje të mrekullisë. Poshtë fugures mblidheshin barinjtë, që çonin grigjën për verim, të cilët çdo mbrëmje, thonin Rruzaren.

Mrekullia e parë ndodhi në një ditë pranvere të vitit 1740. Një shtegtar, që donte të strehohej në kullën e braktisur, u sulmua papritmas nga disa qen të tërbuar. E rrethuan e gati po e shqyenin, kur ai vuri re fuguren mbi mur e iu lut Zojës. Po aq papritmas, qentë u qetuan e dukeshin sikur i bindeshin një urdhëri të mistershëm. Këtij burri nuk i dihet emri, por dihet me siguri se nuk heshti dhe e tregoi këtë ndodhi kudo shkoi, duke e bërë të famshme kullën e fugures. Prej kësaj dite filloi devocioni ndaj fugures së Zojës së Mrekullisë. Mbështetur mbi atë kullë, u ndërtua kisha – që sot njihet si kisha e vjetër, për ta dalluar nga shenjtërorja e re moderne, ngritur pranë saj. Disa vjet më vonë, në vitin 1750, kisha e altari iu kushtuan Dashurisë Hyjnore.

01/05/2018 17:00