2018-04-29 13:09:00

Poloni: Kisha feston sot Ditën e martirizimit të klerit


Më 29 prill, Kisha Polake feston Ditën e martirizimit të klerit shkaktuar nga pushtuesi gjerman në vitet 1939-1945. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Poloni, humbën jetën njëzet për qind e priftërinjve dioqezanë. Gjithsej, ndёrmjet ipeshkvijve, priftërinjve, rregulltarёve dhe motrave rregulltare, 2.804 persona u vranë nga nazistët, ndërsa 3.563 mbijetuan në kampet e përqendrimit, burgje dhe nga represionet mizore.

Dita, e vendosur në kalendarin polak të liturgjisë në vitin 2002, përkujton çlirimin e kampit të përqendrimit tё Dachaut (jo larg nga Mynihu) ku u internuan 2,794 priftërinj, duke përfshirë 1,773 polakë. Shumica e meshtarёve viktima të kampit (799 persona) ishin polakë. Shumë të tjerë, si Maksimilian Maria Kolbe, u burgosën në një nga rreth 12 mijë kampet e përqendrimit dhe kampet e shfarosjes si Auschwitz, Majdanek, Mauthausen ose Sachsenhausen.








All the contents on this site are copyrighted ©.