2018-04-29 15:38:00

Papa: uroj që Nigeria të rigjejë harmoninë e paqen


Në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa kujtoi masakrën e së martes së kaluar në Nigerinë qendrore, ku u vranë 2 meshtarë e më se 16 besimtarë.

Menjëherë pas përfundimit të Mbretëreshës qiellore, Papa u lut për Nigerinë, vend i tronditur thellë nga dhuna. Pasi priti, këto ditë, në audiencë, ipeshkvijtë e vendit afrikan, në vizitë ad Limina, Françesku kujtoi masakrën e së martes së kaluar në fshatin Mbalom, shteti i Benue, ku një grup i armatosur vrau dy meshtarë dhe 16 besimtarë, pas kremtimit të Meshës. Ja edhe fjalët e Papës:

“Javën e kaluar bashkësia e krishterë në Nigeri  u godit përsëri me vrasjen e një grupi besimtarësh, ndërmjet të cilëve, dy meshtarë: ia besojmë Zotit të mëshirës këta vëllezër, duke iu lutur t’i ndihmojë bashkësitë e shumëvuajtura të rigjejnë harmoninë e paqen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.