2018-04-28 16:04:00

Papa Françesku: thellësisht i prekur nga vdekja e Alfie-it të vogël


"Fëmija ynë hapi krahët sonte në 2.30. E kemi zemrën të thyer. Faleminderit të gjithëve për tёrë mbështetjen tuaj": me këtë njoftim në facebook,
Kate James, nëna e vogëlushit Alfie Evans,  23-muajsh, do t'i kishte mbushur dy vjet më 9 majin e ardhshëm, njoftoi se djali saj vdiq mbrëmë në spitalin Adler Hey Children's Hospital në Liverpool.

Në të njëjtën kohë, babai tij, Thomas shkroi: "Gladiatori im e hodhi mburojën e tij dhe fitoi krahët në 2.30. Me zemër tё thyer, plot pikëllim. Të dua djali im".
Pra, me një mesazh të shkurtër në Facebook, prindërit njoftuan fundin e betejës për jetën e fëmijës Alfie Evans, qё vuante nga një sëmundje serioze dhe tё rrallë neurologjike që ngadalë e çoi vogëlushin drejt vdekjes.

Papa Françesku shpreh ngashërimin e tij të thellë në një tweet. Kujtojmë edhe thirrjen e Atit tё Shenjtё gjatë audiencës së përgjithshme, tё mёrkurёn e kaluar, nё Vatikna, në të cilën konfirmoi me forcë se "i vetmi zot i jetës, që nga fillimi deri në fundin natyror, është Hyji!"

"Jam thellësisht i prekur nga vdekja e Alfie-it të vogël. Sot lutem sidomos për prindërit e tij, ndërsa Zoti Atё e pret vogëloshin në përqafimin e tij të butë". Kështu, Papa shpreh në një tweet ngashërimin e tij për vdekjen e fëmijës anglez që ndodhi natёn qё kaloi në 2.30.








All the contents on this site are copyrighted ©.