2018-04-27 16:23:00

Vatikani: AIF, në vitin 2017, më pak sinjalizime për operacione të dyshimta


“Viti 2017 ishte viti i konsolidimit dhe i normalizimit të veprimtarive institucionale”: kështu pohoi kreu i Autoritetit Informativ Financiar të Vatikanit, Renè Brülhart, gjatë paraqitjes së statistikave vjetore në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

         Sistemi regjistron uljen e sinjalizimeve për veprimtari të dyshimta. Gjatë vitit të kaluar janë bërë 150 sinjalizime,në krahasim me 207 të vitit 2016. “Kjo prirje mund të interpretohet pozitivisht, sepse paralelisht, është rritur edhe cilësia e sinjalizimit”, shpjegoi drejtori i AIF-it, Tommaso Di Ruzza.

         Në vitin 2017, janë transmetuar 8 raporte nga Zyra e Promotorit të Drejtësisë në Vatikan, për hetime të mëtejshme. “Duke pasur parasysh unicitetin e jurisdiksionit, bashkëpunimi ndërkombëtar është element kyç në veprimtarinë e AIF-it”, pohoi Di Ruzza, duke shpjeguar se gjatë vitit 2017, “Autoriteti ka nënshkruar 19 protokolle marrëveshjeje me homologët e vet në vende të tjera”, ndërmjet të cilëve edhe me Shqipërinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.