2018-04-27 15:43:00

Liria e shtypit: për Reporters sans frontières situata në Evropë keqësohet


“Kudo në botë, ndjehet gjithnjë më shumë një farë armiqësie kundër mediave. E, natyrisht, edhe kundër gazetarëve. Me nxitjen e dukshme nga ana e liderëve politikë dhe regjimeve autoritare, që bëjnë çmos ta përhapin vizionin e tyre për gazetarinë. Gjë që përbën një rrezik serioz për demokracitë”. Kjo, padia e Reporters sans frontières në raportin e fundit, të 2018-tës, në të cilin vlerësohet liria e shtypit në 180 vende të botës. Nuk janë vetëm Turqia, Egjipti, SHBA-të ose Filipinet, vende ku ndjehet fort dhuna kundër gazetarëve.

Për organizatën, “dhuna verbale e politikanëve është gjithnjë në rritje në Evropë, edhe pse vlerësohet si zona ku respektohet më shumë liria e shtypit. Peshojnë rëndë raste, si ai Jan Kuciak, gazetarit sllovak, vrarë me pistoletë tetorin e kaluar dhe autobomba në Maltë, që i kushtoi jetën Daphne Caruana Galizia-s, reportere e specializuar për luftën kundër korrupsionit. Në krye të klasifikimit të vendeve, ku garantohet më shumë liria e shtypit, janë Norvegja e Suedia. Italia zë vendin e 46-të, duke u ngjitur 6 vende më lart. Ndërsa Shqipëria, vendin e 82-të, ku sidomos, gazetarët, që denoncojnë hapatazi, me emra të përveçëm, korrupsionin tejet të përhapur në vend – siç theksohet edhe në Raportin e  Reporters sans frontières në të cilin nënvizohet se pluralizmi i mediave në Shqipëri është thjesht mit!








All the contents on this site are copyrighted ©.