2018-04-26 14:44:00

Më 14 maj Papa do të takohet me dioqezën e Romës


Të hënën, më 14 maj, në orën 19.00, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, Papa Françesku do të takohet përsëri me dioqezën e tij të Romës: takim, me të cilin do të përfundojë udha e nisur ndër prefektura, mbi sëmundjet shpirtërore.

Njoftimin e jep kryeipeshkvi-mëkëmbës, Angelo de Donatis, në një letër, drejtuar  dioqezës: “Po arrijnë këtu, në vikariat, përmes ipeshkvijve ndihmës, relacionet,  që përmbledhin rrugën e jetuar - shkruan prelati. - Materiali,  që po mblidhet, do t’i dorëzohet Papës,  që të mund të shikojë sesi punon dioqeza e tij për kumtimin e gëzimit ungjillor”. Fill i kuq janë porositë e vetë Françeskut, në nxitjen apostolike Evangelii gaudium.

Tani – shpjegon imzot De Donatis – do të jetë vetë Papa ai, që do të na këshillojë çfarë “mjekimi” duhet të marrim, “për t’u shëruar nga sëmundjet e zbuluara”. Prej këndej, ftesa për të marrë pjesë në takim, drejtuar të gjitha realiteteve kishtare të dioqezës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.