2018-04-26 14:56:00

Malaria, Unicef: “akoma sot, vdes një fëmijë çdo dy minuta”


“Edhe sot, në botë, çdo dy minuta, një fëmijë vdes nga malaria, sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme, që vë në rrezik gjysmën e popullsisë globale”. Ky është denoncimi i Unicef-it, që në një notë, kujton: “Në vitin 2016, gati 300 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur, për shkak të malaries: 800 jetë të reja humbën çdo ditë.

Ndër të gjitha sëmundjet ngjitëse, malaria është e treta - pas bronkopolmonitit dhe diarresë – për nga numri i fëmijëve të vdekur në moshën nga 5 muajshe deri në 1 vjeç”. Unicef-i nënvizon se “gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë bërë hapa historike përpara në luftën kundër malaries. Që nga viti 2000, vdekjet e shkaktuara nga malaria janë më se përgjysmuar, duke shpëtuar kështu, 7 milion vetë”. Por, mbetet akoma shumë për të bërë që të gjitha vendet të mund të deklarohen “të lira nga malaria”.








All the contents on this site are copyrighted ©.