2018-04-26 14:50:00

Imzot Cacucci: lutja e Papës për Lindjen e Mesme, në emër të Shën Nikollit


Menjëherë pas njoftimit për vizitën e Papës në Bari, më 7 korrikun e ardhshëm, ipeshkvi i qytetit, imzot Francesco Cacucci, thekson frymën ekumenike të lutjes për Lindjen e Mesme, që karakterizon këtë etapë të tretë të Françeskut në Puglia, brenda pak muajsh.

“Në emër të Shën Nikollit është e lehtë të takohesh” - nënvizon prelati -  që  flet për një realitet kishtar plot gjallëri, portë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, ku “ortodoksët tashmë janë të shtëpisë”. E shton se qyteti gjatë dekadave të fundit  është bërë qendër turistike e klasit të parë, gjë që lidhet ngushtë me të rinjtë  e edhe me punën në Italinë jugore. “Mbi këto tema - përfundon imzot Cacucci - më duket se nuk tregohet vemendja e duhur, edhe në këtë çast politik”.








All the contents on this site are copyrighted ©.