2018-04-20 17:21:00

Ndërroi jetë motra stigmatine Leze Preka


Motrat stigmatine të Shkodrës lajmërojnë se ndërroi jetë, në moshën 56-vjeçare, motër Leze Preka. Zoti e thirri në shtëpinë e vet atë, që u kujdes me dashuri të pamasë për fëmijët me aftësi të kufizuar. Sot, në orën 18.00, bashkësia e besimtarëve dhe Kisha do ta kujtojnë në lutjen mbrëmësore të orës 18.00 dhe në meshën e kremtuar nga eprori provincial i Fretërve të Vegjël, atë Aurel Gjerkaj.

         Nesër, më 21 prill, në orën 15.00, do të kremtohet mesha e dritës nga kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra. I ftojmë besimtarët të luten për shpirtin e motrës Leze Preka dhe u shprehim ngushëllimet tona, si redaksi e gjuhës shqipe, motrave stigmatine. Pushoftë në paqe!








All the contents on this site are copyrighted ©.