2018-04-20 17:10:00

Ipeshkvijtë e Tokës së Shenjtë: jo eksodit të të krishterëve


Në Qipro, gjatë Asamblesë Plenare të Ipeshkvijve Ordinarë katolikë të Tokës së Shenjtë, thirrje drejtuar të krishterëve që të mos largohen nga atdheu përkundër sfidave aktuale. Sipas ipeshkvijve, janë në rritje shtegtimet e besimtarëve në vendet e Shenjta. Është paralajmëruar krijimi i një famullie kishtare të veçantë për emigrantët.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në selinë e kryeipeshkvisë Maronite të Nikozisë, Asambleja trajtoi tema të ndryshme duke përfshirë Sinodin e Ipeshkvijve mbi të rinjtë, emigrantët, pastaj enciklikën e Papës Françeskut "Laudato Si" dhe shtegtimet e besimtarëve nga viset e ndryshme të botës në Tokën e Shenjtë.

Thirrja dhe misioni i të krishterëve është që të mbeten në vendin e tyre
Ipeshkvijtë, duke përmendur çështjen e refugjatëve sirianë e irakianë, vënë në dukje gjendjen e tyre të vështirës dhe dëshirën e tyre për të lënë, pra, për të braktisur Lindjen e Mesme e për t’u nisur, kështu, drejt vendeve tjera, për të gjetur më shumë siguri dhe dinjitet, pastaj kujtuan thirrjen a vokacionin dhe misionin e të gjithë të krishterëve, veçanërisht të atyre që janë në Tokën e Shenjtë, të cilët, sipas ipeshkvijve, duhet të qëndrojnë në tokën e tyre, përkundër sfidave aktuale.








All the contents on this site are copyrighted ©.