2018-04-18 13:07:00

“Zemra në udhëtim” - nëpër Amerikën e jugut


Nuk është zemër simbolike, kjo, që po shtegton nëpër udhët e Amerikës Jugore. Është relike. Zemra e Atë Piut nga Pietrelçina. Shtegton e shoqëruar nga Guardiani i kuvendit të San Giovanni Rotondo-s, fra Carlo Laborde, kryetar i delegacionit të vogël të fretërve kapuçinë të Provincës së Shën Engjëllit e Atë Piut, që po kujdeset këto ditë për Reliken e çmuar të Shenjtit të Mrekullive. Për “Zemrën në udhëtim”.

Shtegtimi në Paraguaj, që nisi më 10 prill, përfundoi pikërisht sot, më 18. Është hera e dytë, që relikja e Zemrës së Atë Piut  shtegton në kontinentin amerikan; e para, në jug të Amerikës.

Nesër “Zemra” do të rinisë shtegtimin drejt Argjentinës. E përcjellë nga devocioni i jashtëzakonshëm i paraguajanëve, që e shoqëruan vazhdimisht këto ditë, kur e patën kaq pranë Reliken e çmuar, Zemrën e Fratit të Pietrelçinës në udhëtim, nëpër rrugët e Amerikës Jugore.

Tejet të emocionuar edhe kapuçinët e Paraguajt të cilët, nga faqja facebook, i ftuan të gjithë të devoçmit paraguajanë të atë Piut të përgatiten me fe të gjallë për këtë takim të jashtëzakonshëm, me një Zemër të jashtëzakonshme! Zemër në udhëtim….








All the contents on this site are copyrighted ©.