Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Shtatorja e Zojës së Walsingham, shtegtim në të gjitha katedralet katolike, deri në Westminster

Shtegtim drejt Walsingham

17/04/2018 08:00

“Çast i pasur me shpresë e rast i rëndësishëm për ungjillëzim”: kështu e quajti kardinali Vincent Nichols, primat katolik i Anglisë dhe i Wellsit, vendimin për t’ia rikushtuar vendin Zojës, si “pajë e Marisë”, pikërisht ashtu, si i qe kushtuar në Mesjetën e largët. Shtatorja e Zojës, që e mbron gjithë vendin nga shenjtërorja e Walsingham-it, më e rëndësishmja në Mbretërinë e Bashkuar, do të vizitojë të gjitha katedralet katolike, duke arritur në katedralen londineze të Westminsterit, kishë-nënë e katolicizmit anglez, më 2020. Nismën e drejton imzot John Armitage, rektor i shenjtërores mariane të Walsingham, në Norfolk, dy orë larg nga Londra. “Ndërsa në Mesjetë qe mbreti Rikardi II ai, që ia dhuroi Zojën vendit tonë, sot do të jenë besimtarët ata, që do ta rizbulojnë çfarë do të thotë: “Anglia është paja e Marisë” - shpjegon. -“T’i lutemi Zojës t’i prijë e ta mbrojë vendin tonë, që njerëzit tanë të mund të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët”.

Shtegtimi i Shtatores, kopje e origjinales, që u dogj e u flak në Tamiz në kohën e Reformës së Enrikut VIII, do të nisë nga katedralja e Liverpulit, më 21 qershorin e ardhshëm.

Maria iu duk Richeldis de Faverches, zonjë fisnike e Walsinghamit, rreth vitit 1000 dhe i kërkoi t’i ndërtonte një shtëpi, të ngjashme me atë të Nazarethit. Shenjtërorja u rrënua gjatë Reformës së Enrikut VIII dhe rilindi vetëm aty nga fundi i tetëqindës, kur katolikët rifituan të drejtat civile. 

17/04/2018 08:00