Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ipeshkvijtë evropianë dhe afrikanë, në Fatima, bisedojnë për pasojat negative të globalizimit

Zoja e Fatimës - RV

17/04/2018 08:00

Globalizimi, proces dinamik, me dy faqe

Të mbledhur në Fatima nga 12 deri më 15 prill, delegacionet e ipeshkvijve afrikanë(Secam) dhe evropianë(Ccee), diskutuan rreth domethënies së globalizimit për Kishën dhe kulturën në Evropë e në Afrikë. Në komunikatën përfundimtare, botuar sot, ipeshkvijtë falënderojnë Papën Françesku për magjisterin dhe dëshminë e shërbimit të tij universal. E për Personin e tij, i lartojnë nga zemra lutjen Zojës së Fatimës. Lidhur me globalizimin, ipeshkvijtë flasin për një proces dinamik, por edhe të dyanshëm, sepse - lexohet në komunikatë – “nëse nga njëra anë ofron solidaritet ndërmjet kombeve e popujve e mund t’i shërbejë drejtësisë dhe paqes”, nga ana tjetër globalizimi  “synon të thellojë hendekun ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, ndërmjet njerëzve të pushtetshëm e të ligshtë; fuqizon luftën për pushtet, për fitime gjithnjë në rritje e hedonizëm; rrafshon trashëgiminë e kulturës së lartë, të përshpirtërisë e të dinjitetit njerëzor, duke rrënuar themelet e ekzistencës, siç është e drejta e pakushtëzuar për jetën (aborti, eutanazia, eugjenizmi…).

Vigjilencë aktive përballë globalizimit

Aspektet negative të globalizimit - shkruajnë ipeshkvijtë - kërkojnë vigjilencë aktive e guximtare nga ana e meshtarëve, e rregulltarëve, e laikëve, e të gjithë besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë. Ipeshkvijtë evropianë e afrikanë bëjnë thirrje për veprimtari të frytshme, në mbështetjen e familjeve dhe në impenjimin e tyre edukativ. E në këtë shoqërim të familjeve, është e nevojshme të promovohet shumë si kontakti personal, ashtu edhe përdorimi i mirë i mjeteve të komunikimit. Pa harruar se mbrojtja e të varfërve, e të sëmurëve, të përjashtuarve nga radhët e shoqërisë dhe e të ligshtëve, nuk është mundësi, por domosdoshmëri.    

Lutje për paqen

Ipeshkvijtë, që përfaqësojnë Afrikën dhe Evropën, duke ia besuar Zojës së Fatimës bashkësitë e tyre kishtare dhe Kontinentet e tyre, i luten Zotit t’i japë dhuratën e paqes mbarë botës e, posaçërisht, zonave ku konfliktet zgjaten e thellohen pa fund.

17/04/2018 08:00