Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa pёr Sirinë: marrëveshje e veprime të përbashkëta për paqe, thellësisht i shqetësuar pёr situatёn botërore

ope Francis makes a blessing as he arrives for the Angelus prayer in Saint Peter's Square at the Vatican April 15, 2018. REUTERS/Remo Casilli - REUTERS

15/04/2018 16:47

Pas lutjes së mesditёs tё Mbretёreshës Qiellore, kremtuar nё sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku bёri thirrje të re për paqen në Siri dhe në botë, e pёr kёte kёrkoi tё përdoren tё gjitha "mjetet qё ka në dispozicion bashkësia ndërkombëtare". Pastaj, duke iu referuar historisë sё Alfie Evans dhe tё Vincent Lambertit, Papa tha se i lutet Zotit që "çdo i sëmur tё respektohet gjithmonë në dinjitetin e tij dhe tё kurohet me mbështetjen dhe pëlqimin e anëtarëve të familjes e të mjekëve"

"Unë jam thellësisht i shqetësuar pёr situatën aktuale botërore, në të cilën, megjitha mjetet qё janё nё dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare, vёrejmё se është kaq vështirë tё arrihet deri te njё marrëveshjeje për tё vepruar së bashku në favor të paqes në Siri dhe nё rajone të tjera të botës". Kёshtu u shpreh, pra, Papa Françeskut sot pas lutjes së Mbretëreshës sё Qiellit, recituar me shumë besimtarë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, nga dritarja e studios së tij në Pallatin Apostolik.

Thellësisht i shqetësuar nga situata botërore
E Papa Françesku vazhdoi duke kujtuar se, ndërsa i lutet pareshtur Zotit për paqen, i fton të gjithë njerëzit vullnet të mirë që të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ati i Shenjtë Bergoglio bёri thirrje tё re duke iu drejtuar "edhe njëherë të gjithë udhëheqësve politikë, pёr tё bёrё gjithçka që drejtësia e paqja të mbizotërojnë" nё botё.
Pas sulmit të djeshëm nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, Britania e Franca ndaj objektivave në Siri, për të shkatërruar arsenalin e dyshuar kimik të regjimit të Asadit, Papa Françesku përsëri e ngriti zërin e tij duke kërkuar një përpjekje të re e të fortë paqёtuese për mbarё bashkësinё ndërkombëtare, me OKB-nё në krye.

Pёr Alfie Evans e Vincent Lambert: kёrkon respekt pёr tё sёmurёt e kurim nё pёrkim me familjarёt

Papa pastaj kujtoi kalvarin e njerëzve si Vincent Lambert, në Francë dhe Alfie Evans, në Angli, "të cilët jetojnë, nganjëherë për një kohë të gjatë, në një gjendje të rëndë sëmundjeje”, të ndihmuar nga mjekët në nevojat primare. "Këto janë situata delikate, shumë të dhimbshme e tё ndërlikuara – komentoi Papa Françesku – tё lutemi që çdo i sëmurë tё respektohet gjithmonë në dinjitetin e tij e të trajtohet në mënyrë të përshtatshme për gjendjen e tij, me mbështetjen, marrëveshjen e anëtarëve të familjes, tё mjekëve dhe tё punonjësve të tjerë shëndetësorë me njё respekt tё madh për jetën ".

Lutja pёr tё rrëmbyerit e vrarë nё Ekuador

Papa Françesku, gjithashtu pas lutjes sё mesditës tё Mbretëreshës sё Qiellit, shprehu dhimbjen e tij pёr “ lajmin e vrasjes sё tre njerëzve të rrëmbyer në fund të marsit në kufirin midis Ekuadorit dhe Kolumbisë". "Lutem për ta e për familjet e tyre - vazhdoi Papa - e jam afër popullit të dashur ekuadorian, tё cilët i inkurajoj që të ecin përpara të bashkuar e paqësorë", me ndihmën e Zotit dhe  tё Virgjërës Mari.

Madagaskar, i Lumi Botovasoa dëshmitar i Krishtit deri nё dhurimin e jetës

Së fundi, Papa Françesku kujton se sot, në Vohipeno, nё Madagaskar, shpallet i Lum martiri Luçiano Botovasoa, "babai i familjes, një dëshmitar koherente i Krishtit deri nё dhurimin heroike të jetës". "I arrestuar dhe i vrarë pse pati shprehur dëshirën e tij për t’i qëndruar besnik Zotit e Kishës - përfundoi Papa Françesku - për të gjithë ne ky i Lum përfaqëson një shembull të dashurisë e tё forcës në fe".

15/04/2018 16:47