Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Kardinali Béchara Raï: "Interesat lëvizin erërat e luftës" në Siri

Il presidente di Libano Michel Aoun e patriarca Rai - RV

15/04/2018 19:23

Patriarku maronit i Libanit Bechara Boutros Rai u drejtohet "ndërgjegjeve" tё tё fuqishmeve të botës për t’u thënë se nuk ka kurrfarë "justifikimi" lufta ndaj Sirisë. Kardinali Raï  tregon gjithashtu pёr pasojat dramatike të konfliktit sirian në Liban dhe flet pёr përpjekjet e klerit për të ndihmuar refugjatët e popullsinë e goditur nga dhuna e lufta.
 
Përshkallëzimi ushtarak në Siri shqetëson gjithashtu edhe Libanin fqinj, i cili strehon një milion 750 mijë refugjatë sirianë. Kardinali e Patriarku Maronit i Libanit, Bechara Boutros Rai u drejtoi një thirrje të re për paqe fuqive botërore, dhe atyre u kёrkon tё impenjohet pёr të gjetur një zgjidhje politike tё kёsaj krize. Në intervistën e tij pёr Vatican News kardinali Rai denoncon interesat që lëvizin erërat e luftës dhe ripohon se demokracia e paqja nuk mund të eksportohen me armë. Fjalë kёto të forta kardinali libanez ia adreson bashkësisë ndërkombëtare dhe OKB-së.
 
P. - Ne bёjmё thirrje pёr njё zgjidhje diplomatike e politike. Mjaft shkatërrimeve! Mjaft miliona e miliona njerëzve qё dёbohen e hidhen në rrugët e botës. Ne duhet të flasim gjithmonë me ndërgjegje për të thënë se: "Ne nuk pajtohemi" me dhunë e me luftë, megjithëse e dimë se ata që kanë pёrgjegjёsinё nuk duan të na dëgjojnë.

Libani ka parë e përjetuar në lëkurën e vet dëmtimet e luftës dhe ende sheh shumë refugjatë sirianë në territorin e vet ...
P. - Ne në Liban pёsojmё dhe vuajmë të gjitha pasojat e luftёs. Të gjitha rrugët e Libanit drejt botës arabe janё tё bllokuara nga lufta në Siri. Të gjitha prodhimet tona industriale e bujqësore vdesin në tokën libaneze. Nuk kemi më asnjё qasje në Siri, nё Irak, nё Jordani dhe në vendet e Gjirit, ku mё parё shkonte produkti ynë. Për më tepër, kjo luftë ka krijuar probleme edhe politike në Liban e pastaj kёsaj i shtohet një milion 750 mijë refugjatë që jetojnë në kurriz të libanezëve. Libanezët emigrojnë. Tashmë një e treta e popullsisë libaneze është nën nivelin e varfërisë e duhet t’i ndihmojmë gjithashtu edhe refugjatët sirianë, ne jemi me ta, sepse janë njerëzё, por si mundet Libani tё përballet me këtë realitet kaq tё rёndё? Fuqitë e mëdha dhe vendet e Perëndimit e të Evropës bëjnë luftëra dhe ne duhet t’i pësojmë pasojat? Nuk është e mundur, nuk është e pranueshme!

15/04/2018 19:23