Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku: Sinodin e Amazonës e filluam në Puerto Maldonado

Papa me indigjenët e Amazonës, në Peru, 20.01.2018

13/04/2018 11:19

Papa Françesku shkoi dje për të takuar 18 anëtarët e Këshillit sinodal dhe 13 ekspertët e çështjeve amazonike, impenjuar në punimet për përgatitjen e Sinodit mbi Amazonën, që do të mbahet në tetor të vitit 2019. Papa kryesoi takimin e para-Sinodit, duke u kujtuar gjithë të pranishmëve se “Sinodi i Amazonës, pavarësisht se e shpalla këtu, e filluam që në Puerto Maldonado (Peru)”.

Nga ana e tij, sekretari i Sinodit të ipeshkvijve, kardinali Lorenzo Baldisseri, e quajti Amazonën, kopsht me pasuri pa fund e me burime të mëdha natyrore, tokë amtare e popujve indigjenë, me historinë e vet dhe me fytyrë krejt të veçantë. Tokë e kërcënuar nga ambiciet pa kufi e nga padurimi i të pushtetshmëve për ta zotëruar.

Atë Rezende: indigjenët kontribuojnë në pasurimin e Kishës

 Atë Justino Rezende, nga fisi i Tuiuca-s, ishte i vetmi indigjen i pranishëm. Gjatë fjalës së tij para Atit të Shenjtë dhe anëtarëve të para-sinodit, nënvizoi gëzimin e tij për pjesëmarrjen në këtë takim, tha se ishte hera e parë që e shihte personalisht Papën dhe foli për praninë e Kishës ndër njerëzit e vet:

Falenderoj Papën Françesku, kardinalin Baldisseri, ipeshkvijtë, meshtarët dhe këshilltarët e Koncilit sinodal. Këtu, po flas në emër të popujve të Amazonës, sidomos në emër të popujve indigjenë, pasi jam i vetmi indigjen i pranishëm. Me mirënjohje, vërej se Kisha po na sheh, me zemër e mendje drejt nesh. Po përçon ndër ne, popujt e Amazonës, shpresën për kontribute të rëndësishme që Kisha të bëhet gjithnjë e më shumë universale. Edhe ne indigjenët, që jemi ungjillëzuar prej saj e sot jemi ungjillëzues, do të kontribuojmë në pasurimin e Kishës sonë.

13/04/2018 11:19