Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Në zbulim të Egjiptit të Lashtë: udhërrëfyes vatikanas për të rinjtë

Piramidat e Egjiptit

13/04/2018 11:58

Nuk ndodh përditë të kesh si udhërrëfyes një nga arkeologët e parë të historisë, Khaemuaset, i cili pati restauruar edhe Piramidat. E megjithatë, kjo ndodh në faqet e librit të përgatitur nga Alessia Amenta, studiuesja italiane, në krye të Repartit të Lashtësisë Egjiptiane. Një udhë e menduar për fëmijët nga 8 vjeç e sipër, “deri 99 vjeç” – u tha me shaka, por jo dhe aq – gjatë paraqitjes së udhërrëfyesit në Muzetë e Vatikanit. Sepse libri, pavarësisht se u drejtohet të rinjve, me ilustrime, skeda shpjeguese, përmbajtje që i afrohen paraqitjes tripërmasore, është fryt i një pune të madhe, trivjeçare, e përbën një ndihmë të vlefshme për ata, që duhet t’u shpjegojnë kulturën egjiptiane brezave të rinj.

Ideja e udhërrëfyesit-katalog

         “Nuk është libër mbi qytetërimin egjitpian – saktëson studiuesja – sepse ka shumë të tillë e janë shumë të bukur. Është shkrim për qytetërimin egjiptian përmes objekteve arkeologjike, që ruhen në muzetë e Papës”. Drejtoresha e Muzeve të Vatikanit, Barbara Jatta, flet për këtë publikim si për një model, për një libër-katalog, që shërben si mjet i ri për t’i afruar të rinjtë me studimin e historisë, të arkeologjisë dhe të egjiptologjisë.

Ҫ’përmban libri?

         Protagonisti i udhërrëfyesit, Khaemuaset, na udhëheq në zbulimin e 21 objekteve të Muzeut Gregorian Egjiptian, në Vatikan. Lexuesi gjen aty shumë skeda, menduar si vizita virtuale, më se 300 ilustrime, një tabelë kronologjike dhe një fjalor përfundimtar. Kur është e nevojshme, të rinjve u jepen elemente për të lexuar hieroglifet. Teksti është edhe një histori e vogël e arkeologjisë, prandaj, në të kujtohen edhe figura të rëndësishme të së kaluarës së muzeut.

Një ekip bashkëpunëtorësh të ngushtë

         “Në zbulim të Egjiptit” është udhërrëfyes, për të cilin kanë punuar një ekip njerëzish të apasionuar: studiues, ilustrues e jo vetëm. Koordinimi i punës ka qenë një rrugë e bukur, por edhe vende-vende e vështirë, me debate të ndezura për të krijuar një vepër të përshtatshme për të gjithë, por edhe rigoroze. Sipas anëtarëve të ekipit, sfida nuk ishte “të mbyllej muzeu brenda një libri”, por të paraqitej diçka, që shkon përtej muzeut.

13/04/2018 11:58