Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Kardinali Zenari: për Sirinë, tepër veto të OKB-së

Ushtria ruse në Siri - REUTERS

13/04/2018 15:00

Tepër të ashpra fjalët me të cilat nunci apostolik në Siri, kardinali Mario Zenari, flet për kërcënimin e përhershëm të bombardimeve mbi vend. Prelati ankohet për dështimin e organizmave ndërkombëtare, në veçanti për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e kërkon t’i jepet fund ikjes së popullsisë, të cilën e konsideron fatkeqësi të vërtetë.

Përgjegjësia për krime të neveritshme

         Siria është vend, që prej vitesh, përjeton çaste kritike. Frika që konflikti të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme është tashmë, më e fuqishme se kurrë. Kardinali i bën thirrje edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare të shqyrtojë në vend përgjegjësitë për dhunën e, në veçanti, i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilit i kërkon të sqarojë të vërtetën mbi përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë. “Nuk do të ishte hera e parë. – pohon ai – Mendoj se përgjegjësia për gjithshka nuk arrijmë ta ndalim duhet kërkuar në dështimin e Kombeve të Bashkuara”. Tepër veto, tepër amulli, që pengojnë dënimin e “krimeve të neveritshme” në vend.

Lufta e tretë Botërore pjesë-pjesë

         55 vjet pas Enciklikës “Pacem in Terris”, me të cilën shën Gjoni XXIII bënte thirrje për paqe, kardinali Zenari nënvizon aktualitetin e saj. Sot, lufta botërore “bëhet pjesë-pjesë, siç thotë Papa Françesku, e njëra nga këto pjesë është pikërisht Siria”. Kërcënimi aktual për bombardime është i padurueshëm për popullsinë. Prelati shpjegon se njerëzit janë të lodhur e të shqetësuar e thekson se është urgjente të ndalet ikja e tyre nga Siria, që e ka përgjysmuar popullsinë. “Është plagë, që duhet të mbyllet”, pohon.

13/04/2018 15:00