Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Evropë: Federata e Shoqatave Familjare Katolike, dokument mbi dimrin demografik. " Të mbështetet familja"

Un particolare della Sacra Famiglia con Angeli, Orsola Maddalena Caccia, durante l'anteprima stampa di - RV

13/04/2018 14:45

Federata e Shoqatave Familjare Katolike të Evropës  (Fafce) i bën thirrje udhëheqësve të BE-së dhe Shteteve Anëtare të bëhen të vetëdijshëm për "dimrin demografik, që ekziston në kontinentin e vjetër, dhe t’i përgjigjen këtij fenomeni, në mënyrë urgjente, me ndërmarrjen e veprimeve dhe të nismave të ndryshme ndërkombëtare".  

Apeli vjen nga Vjena, ku sapo përfundoi asambleja e Federatës së Shoqatave Familjare Katolike evropiane (Fafce), kushtuar rënies demografike në Evropë dhe pasojave të saj "sociale e demografike që duhen të ballafaqohen". Federata e shoqatave të familjeve katolike kërkon nga BE-ja të ndërhy pa "humbur më kohë e pa justifikime të mëtejshme", për të garantuar "të mirën e të moshuarve, për të siguruar të drejtat e të rinjve dhe për të punuar për një të ardhme të fëmijëve" të kontinentit të vjetër.

Në Rezolutën e hartuar në asamblenë e Vjenës, federata e shoqatave familjare katolike të Evropës  (Fafce) kërkon që në BE "të zbatohet një politikë që njeh vendin e veçantë e unik, themelor dhe të pazëvendësueshme të familjes në shoqëri dhe atë ta konsiderojë si vlerë e ndërmarrje të parë" që duhet mbrojtur e kultivuar. Sipas Federatës së Shoqatave Familjare Katolike të Evropës "një politikë e vërtetë familjare nuk është vetëm një mbështetje e thjeshtë sociale, por një politikë largpamëse që punon për të mirën e përbashkët".

Të rinjtë, të cilët sot duan të "marrin përgjegjësinë dhe të ndërtojnë një familje, me më shumë fëmijë, shpesh dekurajohen nga politikat e kulturat joadekuate dhe individualiste që janë armiqësore ndaj familjes", sinjalizon Rezoluta. Asambleja e Federatës së Shoqatave Familjare Katolike evropiane kërkon gjithashtu "mbështetjen e kurave paliative dhe të politikave shëndetësore për asistencën shtëpiake të të sëmurëve, mbrojtjen e dinjitetit të çdo personi deri në vdekjen natyrore" dhe, së fundi, vendosjen e "familjes në qendër të politikave kombëtare, në mënyrë që dimri demografik të mund të bëhet një pranverë që modelon të ardhmen e Evropës".

13/04/2018 14:45