Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Tweet i Papës Françesku: nuk ka shenjtëri pa lutje

Shën Nënë Tereza në lutje

12/04/2018 17:00

“Shenjtori është njeri me frymën e lutjes, që ka nevojë të komunikojë me Zotin. Nuk ka shenjtëri pa lutje. #Santità”: ky është tweet-i i ri, i sotëm, i Papës Françesku, me të cilin Ati i Shenjtë u kthehet mendimeve të shprehura në Nxitjen Apostolike “Gaudete et Exsultate”.

Në lutje të vazhdueshme

Një nga kapitujt e Nxitjes titullohet pikërisht “Në lutje të vazhdueshme”. “Megjithëse duket e qartë – shkruan Françesku – kujtojmë se shenjtëri do të thotë hapje e mendjes dhe e zemrës ndaj transhendencës, që shprehet në lutje e në adhurim”. Shenjt është “njeriu, që nuk duron të mbytet nga amullia e mbyllur e kësaj bote; ai, që ndërmjet përpjekjeve e dhurimit të jetës së vet, psherëtin për Zotin, del nga vetvetja për ta lëvduar dhe i zgjeron kufijtë e kundrimit të Hyut. Nuk besoj në shenjtërinë pa lutje, megjithëse jo domosdoshmërisht duhet të jetë e gjatë, ose me ndjenja të fuqishme”.

12/04/2018 17:00