2018-04-12 12:38:00

Ngushëllimet dhe lutja e Papës për viktimat e rrëzimit të avionit në Algjeri


Në një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar kryeipeshkvit të Algjerit, imzot Paul Desfarges, Papa Françesku shpreh dhimbjen e tij të thellë për lajmet dramatike të vdekjes së 257 personave, shkaktuar nga rrëzimi i një avioni, të mërkurën në mëngjes. Avioni ushtarak u rrëzua 30 km nga Algjeri duke shkaktuar vdekjen e 257 personave, pothuajse të gjithë ushtarë e anëtarë të familjeve të tyre.

Papa Françesku bashkohet në lutje e merr pjesë në dhimbjen e familjeve e të atyre që janë goditur nga kjo tragjedi, si dhe në "zinë e mbarë popullit algjerian". Ati i Shenjtë Bergoglio gjithashtu i kërkon Zotit t’i pranojë në paqen e Tij Hyjnore ata që vdiqën e t'i ngushëllojë ata që u plagosën rëndë. Papa Françesku kërkon ndihmën hyjnore për të gjithë njerëzit që janë të impenjuar në ndihma dhe ngushëllimin e Zotit për mbarë kombit algjerian.








All the contents on this site are copyrighted ©.