Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Merkel në Asizi për të marrë Pishtarin e Paqes

tomba di San Francesco-Assisi

12/04/2018 17:00

Më 12 maj, Kuvendi i Shenjtë i Asizit do t’ia dorëzojë Pishtarin e Paqes kancelares gjermane Angela Merkel. Kështu njoftoi sot, pranë Zyrës së Shtypit të Jashtëm në Romë, françeskani atë Mauro Gambetti, kujdestar i kuvendit të shenjtë të Asizit, i cili shpjegoi motivimin: "Ky çmim i jepet një personi që është shpenzuar dhe aktualisht shpenzohet për pajtimin në favor të një bashkëjetese paqësore mes popujve". Në Asizi, së bashku me Merkelin, do të jetë edhe presidenti i Kolumbisë e fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Juan Manuel Santos. Etapa e Asizit është e fundit e një udhëtimi që filloi në Romë dhe pastaj vazhdoi në Norcia në muajt e fundit.

Dialogu me të rinjtë, të uritur për paqe

Sipas programit të ngjarjes së 12 majit, Merkel përmes një dialogu, do të ballafaqohet me qindra të rinj nga e gjithë bota mbi çështjet që kanë të bëjnë me paqen, migracionin dhe Evropën. "Një kontinent, Evropa  - shpjegoi françeskani atë Gambetti në fjalën e tij - që ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur deri te një bashkim pluralist i mundshëm". Vizita e Merkelit do të paraprihet nga takimet e debatet që do të mundësojnë edhe pjesëmarrjen e qytetarëve e të shtegtarëve. 

Drita e Paqes, kopje e asaj mbi varrin e Shën Françeskut të Asizit.

"Drita e Paqes a Pishtari i Paqes është i ngjashëm me atë që gjendet mbi varrin e Shën Françesku në Asizi - shpjegon atë Enzo Fortunato, drejtor i sallës së shtypit të Kuvendit të Shenjtë të Asizit -. Pishtari i Paqes është prej xhami të çelur, transparent. Diçka e thjeshtë. Në strukturën e Pishtarit të Paqes futet vaji që ushqen Pishtarin që ndriçon mbi varrin e shën Françeskut. Drita simbolizon udhën e drejtë: transparenca e xhamit kujton drejtësinë e njerëzve. E pastaj transparenca dhe ndriçimi, janë karakteristika që duhet të jenë tipike për qeveritarët tanë. Në një kontekst kaq dramatik të luftërave dhe të padrejtësive kemi nevojë për gjeste drite dhe paqeje". Ngjarja, me karakter ndërkombëtar, do të ndiqet nga dhjetëra gazetarë nga e gjithë bota.

12/04/2018 17:00