Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Liban: Kisha greko melkite në ndihmë të refugjatëve sirianë

Rifugiati Libano

12/04/2018 14:53

Një mensë ushqimore në Zahle të Libanit, që ofron ushqim për rreth një mijë refugjatë sirianë në ditë e jo vetëm kaq. Është fjala për Sofrën e Shën Gjonit të Mëshirshëm, e cikla drejtohet nga kryedioqeza greko-katolike lokale, me mbështetjen – që është rritur në ditët e fundit – e fondacionit papnor ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’. Zahle ndodhet 55 km në lindje të Bejrutit, në rrafshin Bekaa që çon drejtë kufirit me Sirinë.
 
Iniciativa për të krishterët sirianë dhe të varfrit është e Kishës vendore. Nisma lindi "gjatë Vitit të Mëshirës shpallur nga Papa Françesku", në pranverë të vitit 2015, shpjegon Imzot Issam John Darwish, kryeipeshkëv i Zahles për melkitët greko-katolikë. "Kemi hapur një sofër - thotë ai - për refugjatët sirianë, refugjatët e krishterë dhe të varfërit e rajonit të Zahlës: të varfrit libanezë". "Në 90%", bëhet fjalë për të krishterë të cilët në sofrën e Shën Gjonit të Mëshirshëm, së bashku me refugjatët dhe të varfërit nuk gjejnë vetëm ushqim, por edhe mbështetje shpirtërore e ngushëllim, e këtë falë pranisë e kujdesit të vazhdueshëm të një meshtari dhe të disa vullnetarëve.

Solidariteti pa kufi

Kisha vendase është gjithashtu e impenjuar e drejton edhe për "një tjetër kamp mysliman sirian: këtu çdo ditë refugjatëve u ofrojmë ushqim, e një ekip që u sjell drekën për nevojtarët. Përveç kësaj, ka njerëz që nuk mund të vijnë në mensë e prandaj - thotë ipeshkvi - funksionon edhe një grup tjetër vullnetarësh që u çon ushqimin në shtëpitë e atyre që nuk kanë mundësi të vijnë deri në mensë. Kemi edhe një kamion që çdo ditë i merr të varfërit, që nuk kanë mjete financiare për të paguar transportin, dhe i sjell nevojtarët në këtë mensë".

Realiteti libanez

Ndihma për refugjatët është vokacion por gjithashtu është edhe një përpjekje e rëndësishme për Libanin. Kisha lokale kohët e fundit ka nënvizuar se si me sirianët e palestinezët, popullsia libaneze është rritur nga 4 në 6 milion, në një territor prej 10 mijë kilometrash katrorë. Pikërisht për palestinezët, thekson imzot Issam John Darwish, "Kemi një projekt tjetër: një grup njerëzish që janë afër nesh, rreth dhjetë kilometra nga Zahle, ku një ekip tjetër vullnetarësh kujdeset për këtë realitet të varfër. Kemi marrëdhënie shumë të mira me refugjatët: u sigurojmë ushqimin e kemi organizuar një veprimtari bamirësie për palestinezët e sirianët. Për ne kjo veprimtari humanitare është mision dhe jemi të bindur se duhet ta çojmë përpara në kohë apelin që Papa Françesku pat bërë gjatë Vitit të Mëshirës. Kjo punë bëhet me ndihmat nga jashtë por me nisma tona - përfundon imzot Darwish – që kemi me refugjatët sirianë e palestinezë". Kisha për të gjithë këta refugjatë është një ndihmë konkrete e sinqertë, dhe një strehim i sigurt.

12/04/2018 14:53