2018-04-12 12:18:00

Fondacioni ‘Ndihmë për Kishën që vuan’: rinovoi Këshillin e Presidencës. Ndër anëtarët edhe ipeshkvi imzot Cavina


U rinovua Këshilli i Presidencës së fondacionit papnor ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ në Itali: kardinali Mauro Piacenza, president ndërkombëtar i Fondacionit papnor, konfirmoi president të fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ në Itali, Alfredo Mantovanin dhe emëroi anëtar të Këshillit ipeshkvin e Carpit, Imzot Francesco Cavina, kryeredaktorin e së përditshmes Avvenire, Arturo Celletti-n, ekspertin kontabilist në menaxhimin e të mirave, konfiskuar nga krimi, Donato Pezzuto, dhe kryetarin e Komisionit Kombëtar për të Drejtën e Azilit, prefektin Sandra Sartin.
"Të gjithë e pritën me entuziazëm ftesën e Fondacionit për të vënë në shërbim kohën dhe kompetencën e akumuluar në shërbimin e njerëzve që vuajnë e që persekutohen për shkak të fesë”, thuhet në një deklaratë të fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që vuan’. Nga Imzot Cavina uron që "puna e madhe e Fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ të njihet gjithnjë e më shumë brenda Kishës italiane dhe të gëzojë ndihmën e pakushtëzuar morale dhe ekonomike”. Kujtojmë se fondacioni ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ nuk punon për vete, por për besimtarët që nuk kanë frikë të përballen çdo ditë me përndjekjen, refuzimin dhe vdekjen për dashurinë ndaj Krishtit dhe për dëshmimin e Ungjillit.
“Krishterimi, kujtoi imzot Cavina, është një bezdi e pengesë për shoqërinë bashkëkohore, sepse është plot me risi dhe pikërisht për këtë arsye kufizohet e madje edhe refuzohet. Mendoj se nuk duhet të na habitë fakti që sot të krishterët e persekutuar nuk janë 'interesantë' për shoqërinë bashkëkohore. Megjithatë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë, të raportojmë, të ndihmojmë, t’i kujtojmë këta martrë dhe me të punojmë me shpresë e besim" për një të ardhme më premtuese” shtoi imzot Cavina.








All the contents on this site are copyrighted ©.