Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Pacem in Terris: 55 vjet më parë, Enciklika e Gjonit XXIII mbi paqen

Shën Gjoni XXIII, papë - ANSA

11/04/2018 13:13

Si sot, më 11 prillin e vitit 1963, atëherë, e Enjtja e Madhe e Pashkëve, Papa Gjoni XXIII publikonte Enciklikën e tij të tetë, titulluar “Pacem in Terris”. Bota po kalonte një periudhë tepër të vështirë e dukej sikur po rrëshqiste me shpejtësi drejt një Lufte III Botërore. Papa - më vonë shenjt – intepretoi shenjat e kohëve dhe ngriti zërin në një thirrje të zjarrtë për paqen, në atë, që do të mbetej Enciklika e tij e fundit, pasi e shkroi kur ishte shumë i sëmurë.

Testament shpirtëror për gjithë njerëzit vullnetmirë

         Në fakt, të shumtë janë ata, që e konsiderojnë testamentin e tij shpirtëror për Kishën dhe për gjithë gratë e burrat vullnetmirë, të cilëve u drejtohej për herë të parë një enciklikë papnore. Papa Roncalli u foli besimtarëve e jo besimtarëve, “sepse Kisha – shkruante – duhet ta shohë botën pa kufi, të pandarë nga mure e perde, botë që nuk i përket as Perëndimit e as Lindjes”.

Paqe, bazuar mbi të vërtetën, drejtësinë, dashurinë dhe lirinë

         Në qendër të Enciklikës, shkruar në mesin e tensioneve të Luftës së Ftohtë, shmangja e konfliktit dhe përvijimi i udhëve të paqes, aspiratë e përhershme e njeriut. Papa i foli një bote të ndarë në dy blloqe, por edhe të zhytur në luftën e Vietnamit, me konflikte në Afrikë e në Amerikën Latine, me kërcënimin e armatosjes bërthamore mbi krye. Mesazhi tingëllon i fuqishëm edhe sot: “paqja mbetet vetëm fjalë, nëse nuk bazohet mbi atë rend, që ky dokument përvijon me shpresë plot besim: – shkruante shën Gjoni XXIII për Enciklikën ‘Pacem in Terris’ – rend i bazuar mbi të vërtetën, ndërtuar sipas drejtësisë, gjallëruar e integruar me dashuri e zbatuar në liri”.

Të orientohet rruga e njeriut

         Katër, pikat kyçe për ta orientuar njerëzimin në udhën e paqes: centraliteti i njeriut, që ka të drejta të padhunueshme, por edhe detyra; e mira e përbashkët, që duhet ndjekur e realizuar kudo; baza morale e bashkësisë politike; forca e arsyes e feneri ndriçues i fesë deri në “Këshillat baritore” përfundimtare, firma personale e shën Gjonit XXIII, i cili i referohet pjesëmarrjes aktive në jetën publike dhe vënies në jetë të së mirës së përbashkët.

11/04/2018 13:13