Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku në Corviale, në famullinë romake të Shën Palit të Kryqit

Corviale në Romë - ANSA

10/04/2018 16:58

Famullia romake e Shën Palit të Kryqit pret Papën Françesku “me adrenalinën, që përshkon gjithë dejtë nga emocioni i shpresa për një fjalë ngushëlluese”. Kështu nis intervista jonë me don Roberto Cassano-n, që prej dy vjetësh, famullitar në këtë kishë të lagjes periferike Corviale, ku shumë shoqata impenjohen për rikualifikimin e zonës. Takimi me Papën do të jetë më 15 prill, në të Dielën III pas Pashkëve.

Famullia e Shën Palit të Kryqit

         “Nuk kemi mjete. Buxheti ynë përbëhet nga 40 vullnetarë – shpjegon don Roberto. – E pastaj, dioqeza me sportelin ‘Mos më harro’, qendra shëndetësore, farmacia komunale, janë pika referimi për një realitet sa dramatik, aq edhe të fshehur, atë të problemeve psikike”.

Corviale: fama më e keqe se realiteti

         E quajnë “Gjarpëri i madh”, pasi ky pallat me katër kate është i gjatë gati 1 km, por emri i tij i vërtetë është “Corviale i ri”. “Sado popullor të jetë – vijon famullitari – nuk është i dhunshëm, siç mendohet në pjesën tjetër të kryeqytetit e në gjithë Italinë”. Është e vërtetë se varfëri ka shumë, por nëse projektet e panumërta për rikualifikimin e zonës do të kishin filluar, Corviale “do të bëhej vërtet i bukur”.

Shpresa

Tani, Corviale pret Papën e, me të, shpresën e forcën për të vazhduar të shpresojë. Don Roberto akoma nuk e përgatitur fjalën, që do të mbajë, sepse “përndryshe – na thotë – nuk arrij të bëj përgatitjet e tjera, por të shtunën mbrëma do të rri para të Shenjtnueshmit, i cili do të më sugjerojë fjalët e duhura”.

10/04/2018 16:58