2018-04-09 12:00:00

“Gaudete et Exsultate” e Papës Françesku: Mos kini frikë nga shenjtëria


Je njeri, që nuk kënaqet me një jetë mediokër? Papa Françesku e ka shkruar pikërisht për ty një letër të gjatë. Është mesazh për ata që, si puna jote, jetojnë rreziqet, sfidat dhe mundësitë e sotme. Që i rrisin fëmijët me dashuri. Që punojnë jashtëzakonisht për të siguruar bukën në tryezë. Është mesazh për të moshuarit. Për rregulltaret e për rregulltarët. Për këdo përgatitet për të ardhmen. Sepse të gjithë jemi të thirrur të bëhemi shenjtorë. A e dije edhe ti?

         Kjo nuk do të thotë të mendosh se je më i mirë se gjithë të tjerët, sepse di më shumë, ose bën më shumë se të tjerët. E nuk do të thotë as të mendosh se ekziston ndonjë moralizëm pa dashuri. Do të thotë të besosh në Hirin Hyjnor, që të ndihmon ta arrish shenjtërinë.

         Jezusi do të të tregojë udhën. Jezusi është udha. Të ndjekësh Atë, sot, do të thotë të shkosh kundër rrymës. Mos i shpërfill vuajtjet dhe padrejtësitë e kësaj bote. Kjo do të thotë të jesh guximtar, të luftosh, të jesh i përvuajtur e, edhe të kesh sensin e humorit. MOS KI FRIKË NGA SHENJTËRIA.

(Papa Françesku në Nxitjen Apostolike “Gaudete et Exsultate”)








All the contents on this site are copyrighted ©.