Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Në Mbretëreshën Qiellore, Papa lutet për sirianët

Papa Françesku në meshën e së Dielës së Mëshirës Hyjnore

09/04/2018 16:30

Në fund të meshës së djeshme me misionarët e Mëshirës, Papa Françesku tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore, pas së cilës u lut për Sirinë, nga vijnë akoma – tha Ati i Shenjtë – “lajme të tmerrshme për bombardime me dhjetra viktima. Papa bëri thirrje për bisedime, “e vetmja rrugë, që mund të sjellë një paqe, që të mos jetë vdekje e shkatërrim”. Gjatë natës së të shtunës, në Duma, kështjellë e rebelëve sirianë në Gutën lindore, në portat e Damaskut, është kryer një sulm i dyshimtë kimik, me dhjetra e dhjetra të vdekur, shumica gra e fëmijë. Ati i Shenjtë u lut “për gjithë viktimat, për të plagosurit e për familjet që vuajnë”, duke kujtuar se “nuk ka luftë të mirë e luftë të keqe” e se asgjë “nuk mund ta justifikojë përdorimin e mjeteve të tilla të shfarosjes në masë”.

Dita ndërkombëtare e romëve dhe e sintëve

Para Mbretrëreshës qiellore, Papa Bergoglio kujtoi Ditën e djeshme ndërkombëtare të romëve dhe sintëve, duke uruar që “kultura e takimit” të favorizojë “vullnetin për t’u njohur e për t’u respektuar me njëri-tjetrin”. Papa kërkoi paqe e vëllazërim për këta popuj të lashtë, duke nënvizuar se përtej mureve të mosbesimit, hapet rruga që çon drejt integrimit të vërtetë. “Të dashur rom e sintë – shtoi – lutuni për mua e të lutemi së bashku për vëllezërit tuaj refugjatë sirianë”.

Pashkët e Kishave Lindore

         Mendimi i Papës Françesku shkoi pastaj tek “vëllezërit e motrat e Kishave Lindore” që dje, sipas kalendarit julian, festonin Pashkët. “Zoti i ringjallur – u lut – i mbushtë me dritë e paqe dhe i ngushëlloftë bashkësitë, që jetojnë në gjendje veçanërisht të vështira”.

09/04/2018 16:30