Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Misionarë nga e gjithë bota me Papën. Takimi me Françeskun, më 10 prill

Papa Françesku në meshë - AP

08/04/2018 12:30

Papa Françesku kremtoi sot meshën dhe tha Engjëllin e Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, së bashku me Misionarët e Mëshirës, ardhur nga e gjithë bota. Ata ndodhen në Romë që sot e deri më 11 prill për takimin e tyre të dytë, organizuar nga Këshilli Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri.

Më se 550 misionarë të Mëshirës nga të pesë kontinentet, bëjnë bilancin e punës së tyre, dy vjet pas themelimit të këtij shërbimi nga vetë Ati i Shenjtë, gjatë Jubileut të Mëshirës. Gjatë këtyre ditëve, ata do të dëgjojnë katekizëm, do të dëshmojnë për veprimtarinë e tyre e do të rrëfejnë besimtarët. Më 10 prill, do të takohen me Papën Françesku, në Sallën regia, në Vatikan.

08/04/2018 12:30