Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Edhe atletët e Papës në maratonën e sotme në Romë

Athletica Vaticana

08/04/2018 12:00

Edhe atletët e Papës morën pjesë sot në maratonën e Romës. “Athletica Vaticana” megjithësej, me punëtorë e monsinjorë, zjarrfikës e xhandarë, punonjës të Guvernatoratit, të muzeve, të farmacisë, të fabrikës së Shën Pjetrit, të bibliotekës, të arkivit, të vilave papnore në Castelgandolfo, të shërbimeve ekonomike e teknike, mori pjesë në garë, së bashku me 14 mijë sportistë të tjerë profesionistë e jo.

 Atletët e Vatikanit i dorëzuan simbolikisht bluzën e tyre bardh e verdh, me stemën papnore, një sportisteje të veçantë. Ishte Sara Vargetto, vajzë 9-vjeçare me një sëmundje të rrallë, paraplegjike për shkak të saj, por me një buzëqeshje, që ua ndërron të gjithëve humorin për mirë.

Në përgatitje të garës së sotme, sportistët vatikanas morën pjesë mbrëmë, në orën 18.00, në “meshën e maratonomakut”, kremtuar në kishën e Trinisë Shenjte në rrugën Condotti, pikërisht aty ku kaloi maratona e sotme, me pjesëmarrës nga 130 kombe të ndryshme të botës. Mesha u kremtua nga sekretari i Këshillit Papnor të Kulturës, imzot Paul Tighe. Në përfundim, u tha “lutja e maratonomakut”, përkthyer në 37 gjuhë, ndër të cilat, gjuha arabe e ajo kineze, por edhe gjuha etiope e ajo suahili, përveç latinishtes e greqishtes.

08/04/2018 12:00