Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 6 Prill 1911, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq

Flamuri shqiptar

06/04/2018 17:44

Përkujtojmë sot 6 Prillin e vitit 1911, kur, një vit para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq.

Jemi në periudhën e Kryengritjes së Malësisë së Madhe e ngritja e flamurit, për të cilin dhanë jetën malësorët e udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli, dëshmoi qartas pjekurinë e tyre kombëtare dhe synimin e luftës së tyre për një komb e shtet shqiptar të pavarur nga turqit. Luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit.

Për këtë flamur ishin betuar prijësit e 7 bajrakëve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë, por edhe fiset e tjera jashtë Malësisë së Madhe. Për këtë flamur luftuan.

Atë Gjergj Fishta, Dedë Gjo’Luli e Deçiqi

Poeti kombëtar, atë Gjergj Fishta i ka kushtuar Dedë Gjo’ Lulit këngën e 28-të të Lahutës së Malcis. Françeskani i madh e quan trimin e Malësisë “shpatë e gjallë” e “burrë i motit” e duke përshkruar kryengritjen, i kushton një pjesë edhe ngritjes së flamurit në Deçiq. Ja disa vargje marrë nga poema e tij epike:

Kshtu, nji herë mbasì u a dha Zoti

M' u a shperthye turqve «istiqamin»

Gruda shlligë, e gjarpen Hoti,

Mbí Deçiq t' kann msý nizamin.

U ká prî Nikë Gjelosh Luli:

Vesh e m' vesh mustaku I tí:

Qi veç pá t' a kish' s' kundruelli

Se edhè shum do tutë t' kisht' shtî

Burra lé per çark t' «martinës»,

Fjalen fjalë, besen çelikut,

Ballë per ballë e jo mbas shpinës

Msue me I rá në luftë anmikut.

Nikë Gjeloshi m' nja tue msý,

N' nja tue u njitë malit perpjeta,

N' llogor t' turqvet mbrendë ká kcye,

Si kulshedra bjen nder kneta.

Lum per Tý, o I lumi Zot,

Se ç' ká krisun m' at Deçiq,

Idhtë tue u grî turq, Grudë e Hot,

M' pushkë, m' singija_ edhè me_ klliç!

Kambë per kambë por me malcorë,

M' Deçiq rrâ ká 'i djalë I rí:

Qaj Hilë Mosi, pushken n' dorë,

N' parsme flamurin « kuq e zí ».

Se ky Hila, djalë shkodranë,

Per lirí të ksajë Shqypnije:

Mbathë e dathë, ngranë e pa ngranë:

T' rít e jeten bâ kisht' flije.

Gjindja ashtû sa i'n tue u coptue,

Tuj u bâ atà paçariz,

Asht turrë djali e t' ká flakrue,

Porsì gjarpen, mu n' mjedis;

E tuj i dhânë aj zjarm «alltís»

M' nji «manov» vjellun nga azija,

Zhvillon flamurin e Shqypnís

E vrret t' madhe: Rrnoftë Shqypnija!

Qëllimi i malësorëve ishte i qartë, siç e vë në dukje më pas edhe vetë atë Fishta:

N' sy t' Europës e t' marë njerzís,

Me ngrefë flamurin e Shqypnís:

Shqypnín m' e qitë zojë më veti,

Qi mâ kurr m' tê me urdhnue Mbreti:

Se lê Pashë e veqilade

06/04/2018 17:44