2018-04-05 16:20:00

Imzot Gjergj Meta: ipeshkvijtë e Shqipërisë mbështesin popullin e Kukësit, por jo dhunën


Ipeshkvijtë e Shqipërisë mbajnë qëndrim për gjendjen e Kukësit, pas protestave të ditëve të fundit për taksën e Rrugës së Kombit. Në një deklaratë të djeshme për shtyp - “me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe shpirtërore të vendit”, siç shkruajnë - ata mbështesin “çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve”; dënojnë “si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore”, duke theksuar se “dhuna nuk është kurrë zgjidhje” dhe u bëjnë thirrje “institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t'u ardhur në ndihmë personave në nevojë”. Për këtë deklaratë zyrtare të tyre, intervistuam telefonikisht Sekretarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metën, ipeshkvin e Rrëshenit, i cili, së pari, sqaron gjendjen, që i nxiti ipeshkvijtë të prononcohen…








All the contents on this site are copyrighted ©.