Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa të rinjve të oratoreve milaneze: jetojini Pashkët

Papa përshëndet të rinjtë milanezë

04/04/2018 14:19

Ishin rreth 7 mijë sot në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e përgjithshme, të rinjtë e kryedioqezës së Milanos, ardhur nga famulli e oratore të ndryshme. Më se 200 mijë, kishin ardhur nga dioqeza e Kremonës. E vulosën kështu, traditën, që vijon çdo vit pas Pashkësh, për t’u mbledhur rreth Varrit të Shën Pjetrit Apostull e për të shpallur aty Besojmën e fesë. Për më tepër, sivjet iu lutën Papës Françesku t’ua bekonte pishtarin e Oralimpics, takim në Expo-në e kryeqendrës lombarde, për të jetuar, në një atmosferë sportive, disa ditë gëzimi e vëllazërie. Të  rinjtë e oratoreve kanë forcë dhe entuziazëm të papërshkrueshëm. Asnjë prej tyre nuk e ndjen veten  superhero, por i ri i zakonshëm, që synon të ndihmojë gjithkënd në udhën e fesë e të jetës shoqërore, edhe përtej caqeve të famullisë.

04/04/2018 14:19