2018-04-03 11:41:00

Kremtimi i Pashkëve në Kosovë


Pashket e Bardha e te Shenjta u kremtuan denjesisht edhe ne te gjitha famullite e Kosoves, ndonese me paralajmerime rreziku dhe me mjegulline politike, institucionale e shteterore per cka nenkuptohet se ende shteti yne i ri ka formesim te ngadalshem dhe paqartesi orientimi lindje apo perendim. Informacion i Rabije Ibrajt, nga Prishtina...

 “Sa me e zbehte eshte dashuria aq me shume shperfaqet vrazhdesia e urrejtjes, qe na shtyne kah percarja. Konfliktet e brendshme te klases politike, perplasjet me komunitetin nderkombetare dhe veprimet qe provokojne paqen ose shkelin te drejtat e njeriut, nuk jane gje tjeter veçse mungese e dashurise dhe keqperdorim i besimit te marre nga qytetaret” tha Imzot Dode Gjergji gjate predikimit te tij ne meshen kremtuese Naten e Pashkeve ne kishen katedrale “Shen Nene Tereza” ne Prishtine. Ai tha ne vazhdim se ne festen e paqes dhe pajtimit, mes Zotit e njeriut, kur dashuria e Krishtit te ringjallur ka triumfuar mbi urrejtjen dhe vdekjen, i ftoj te gjithe njerezit ne Kosove qe te gjejne forcen e dashurise dhe guximin e faljes e pajtimit, ne menyre qe, te ecim me gezim drejt te ardhmes duke i dhene kuptim te sotmes.

“Shpirti Shenjte i mbushte zemrat e te gjitheve me dashuri dhe na dhente guximin te kthehemi te burimi i dashurise, qe eshte Krishti i Kryqezuar dhe i Ringjallur, qe te kuptojme se dashuria nuk eshte kenaqesi, por dhimbje dhe se dhimbja nuk sherohet me psheretima e vajtime, por me qendrese e durese”, porositi ipeshkvi imzot Dode Gjergji, i cili edhe te dielen ne oren 11,00 e ka percuar mesazhin e Paqes e pajtuimit ne meshen solemne te Pashkeve ne katedralen “Zoja Ndihmetare” ne Prizren.

Nderkaq ne Prishtine, ne kishen katedrale “Shen Nene Tereza” para nje numri tejet te madh te besimtareve e qytetareve vullnetmire dhe medieve, famullitari dom Fatmir Koliqi, ne predikimin e tij foli gjeresisht per zanafillen historike e hyjnore te Pashkeve, e mes  tjerash tha:”Per shume mot Pashket! MOTI, kjo fjale kaq e bukur gjithmone perseritet, sepse eshte krijuar nje histori e re me Jezusin dhe, ky motmot qe ne e kremtojme per cdo vjet, eshte shprehja dhe kuptimi me i mire i te qenit i krishtere sot, se jemi bije e bija te Jezusit te Ringjallur, te asaj drite, te atij varri te zbrazet qe simbolizon se Jezusi eshte i ngjallur.

Te ndalemi pak edhe ne historine shqiptare tha ne vazhdim dom Fatmiri duke permendur shembuj. “I kemi disa varre te zbrazeta, bie fjala kete vit jubilar te Gjergj Kastriotit po e festojme, por varrin e tij nuk e kemi, eshte i zbrazet, nuk e kemi varrin e Imzot Pjeter Bogdanit, ipeshkvit tone te Prishtines, e nuk e kemi as varrin e At Gjergj Fishtes, Homerit shqiptar siq e quajme. Ata nuk jane te vdekur sepse jetojne ne mesin e shpirtave tane, jetojne bashke me ne dhe ne jemi ata Gjergja apo Pjetra  qe jetojme me Driten e Krishtit dhe e transformojme boten ne nje krijese te re. Keto jane vlerat qe i kemi dhe i jetojme  per cdo here ne jeten tone” tha dom Fatmiri duke shtuar se, kulmi i kesaj vlere qe e kemi ne si bashkesi e krishtere eshte Shen Nene Tereza, e cila eshte edhe pajtore e katedrales tone ne Prishtine, brenda se ciles e kemi edhe deshmi piken e gjakut te saj, qe tregon se eshte i pranishem gjaku i yne. Prandaj, te bashkohemi te gjithe per te promovuar keto vlera te ndriteshme, shpirterore e humane qe e karakterizojne identitetin e popullit tone te krishtere shqiptar sepse pa Krishtin e Ngjallur, pa varre te zbrazeta nuk mund te ecim  perpara, porositi dom Fatmir Koliqi.

Po te dielen ne mbremje, per festen e Pashkeve, ne Rezidencen e Ipeshkevise ne Prishtine imzot Dode Gjergji organizoi pritje solemne, ku ne mesin e shume te praishmeve per urime moren pjese edhe kreret me te larte fetare e shtetrore te Kosoves. PER SHUME MOT!








All the contents on this site are copyrighted ©.