2018-04-03 12:37:00

Kisha e Tokës Shenjte ecën përsëri sot në udhën e Emmaus-it


Në lokalitetin 11 kilometra larg Jeruzalemit, Rojtari i Tokës Shenjte, atë Patton, përkujtoi dukjen e parë të Krishtit të ngjallur dy dishepujve të Tij.

Siç është traditë pas Pashkëve, në Emmaus u kremtua Mesha pontifikale me bekimin e bukëve që, më pas, iu shpërndanë shtegtarëve të pranishëm. Kremtimi u kryesua nga Rojtari i Tokës Shenjte, atë Francesco Patton. Të shumtë, besimtarët  e ardhur nga famullitë e Jeruzalemit. I pranishëm edhe nunci apostolik, imzot Leopoldo Girelli.








All the contents on this site are copyrighted ©.