2018-04-02 10:00:00

Papa Shën Gjon Pali II dhe Shqipëria


Papa Gjon Pali II dhe ngjarjet më të rëndësishme të Kishës katolike në Shqipëri: një lidhje historike, e pazgjidhshme, që pushton thuajse një gjysëm shekulli. Papa Shën Gjon Pali II dhe Shqipëria 

Duke qenë përherë një nga gjymtyrët më të ligshta të Kishës universale, Papa Gjon Pali II, ashtu si parardhësit e  Tij, e ka rrethuar gjithnjë Kishën katolike në Shqipëri me atë kujdes që tregojnë prindërit për fëmijën e vogël. Gjon Pali II ka qenë përherë i gatshëm ta mobilizojë Kishën universale në ndihmë të Shqipërisë e të shqiptarëve, si dhe të ndërmjetësojë vazhdimisht pranë bashkësisë ndërkombëtare për fatet e vendit të shqiponjave e jo më pak, të Kosovës.

Por, të ndjekim një kronikë të shkurtër, që flet vetë për këtë interesim:

- 3 shtator 1951: Sekretaria e Shtetit të Qytetit të Vatikanit vendosi që Radioja e papës të flasë edhe në gjuhën shqipe. Udha e saj nisi me: "Udhën e Krygjës", për të ndjekur pastaj hap pas hapi, për  26 vjet me radhë Papën e ardhur nga larg, që u ul në fronin e papnisë më 26 qershor 1967.

- Më 5 tetor 1980, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, Papa Gjon Pali II nga brigjet e përtejme të Adriatikut, i drejtoi popullit shqiptar mesazhin e tij të parë të dashurisë atërore dhe të kujdesit për grigjën e vogël të martirizuar të katolikëve, nën thundrën e diktaturës komuniste. Në homelinë e Meshës shenjte, kushtuar martirizimit të të krishterëve në shekuj, Papa sensibilizoi mbarë botën me fjalët: “E kështu  sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj: ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë rregulltare e besimtarë të thjeshtë”.

- Më 6 maj 1988 një grup shqiptarësh të diasporës së Amerikës  shtegtuan drejt Romës për t’u takuar me Gjon Palin II. Ishte takimi i parë i drejtpëdrejtë i Karol Wojtylës me shqiptarët - shumica të ikur nga atdheu për t’i shpëtuar diktaturës: shtegtimi fillon më 5 maj, me arritjen e shtegtarëve të largët.

Më 6 maj – audienca në sallën Klementine në Vatikan; fjalimi programatik i Papës dhe lutja drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë për popullin shqiptar;  

- 1989: vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri;

-1990 kremtimi Meshëve të para të pas diktaturës:

 4 nëntor 1990 – kremtohet Mesha e parë në varrezën e Rrëmajit në Shkodër;

11 nëntor 1990 – kremtohet Mesha solemne në kapelën e varrezave të Rrëmajit;

- 17 tetor 1990: Përurohet në Shkodër seminari ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”.

- 2 qershor 1991 – Në solemnitetin e Korpit të Krishtit kremtohet Mesha solemne me procesion e kryesuar nga Imzot Ercole Lupinaçi, anëtar i delegacionit të Selisë së Shenjtë në Shqipëri;

- 8 korrik 1991 - Imzot Nikollë Troshani, ipeshkvi i vetëm katolik që kishte shpëtuar gjallë nga hjerarkia e para diktaturës komuniste, asokohe 76 vjeç, vjen në Vatikan, pritet në audiencë nga Papa Gjon Pali II dhe e fton Shenjtërinë e Tij të vizitojë Shqipërinë. Papa i përgjigjet se një vizitë e tillë do të bëhej e mundur në të ardhmen, ndërkaq – shton Ati i Shenjtë – t’i lutemi Zotit për atdheun tuaj.

-28 tetor 1991 - Rivendosen marrëdhëniet diplomatike në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë dhe ambasade për Shqipërinë;

- 28 nëntor 1991 – Në Vatikan mbahet Sinodi i posaçëm i Ipeshkvijve për Evropën; përfaqësues i Kishës katolike të Shqipërisë është dom Zef Simoni, më vonë ipeshkëv ndihmës i diqezës së Shkodrës.

-7 maj 1992 – Papa Gjon Pali II pret në audiencë në Vatikan presidentin e parë të pas diktaturës, dr. Sali Berishën.

- 22 prill 1993: Ambasadori i parë Willy Kamsi paraqet letrat kredenciale pak ditë para shtegtimit të Papës Gjon Pali II drejt Shqipërisë; Nunc i parë apostolik emërohet prelati indian, Imzot Ivan Dias;

- 25 prill 1993 - Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës i dhuron Kishës së martirizuar hjerarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

- 24 tetor 1994 – Papës Gjon Pali II i dhurohet Bibla në shqip, nga Mons, Simon Filipaj.

- 2 nëntor 1994 – Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë njofton se Kolegji i kardinajve do të pasurohet me 30 kardinaj të ri, ndërmjet të cilëve, dom Mikel Koliqi.

- 26 nëntor 1994 - Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë shqiptar, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin, i cili merr pjesë në Koncistorin VI.

- 28 nëntor 1994 – Kardinali Koliqi  pritet në audiencë, së bashku me farefisin, përfaqësues të klerit e të qeverisë.

- 27 maj 1995 - organizohet shtegtimi i madh i shqiptarëve ne Gjenacan me rastin e 100 vjetorit të shpalljes se Zojës se Këshillit te Mirë, Pajtore e Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar. Gjithë grupi, udhëhqur nga Ipoeshkvijtë dhe nunci apostolik, Ivan Dias, pritet në audeincë në sallën Klemntine në Vatikan.

- 7 nëntor 1996 – Atë Anton Luli S.J., në emër të të gjithë meshtarëve të botës, përshëndet dhe uron Gjon Palin II me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë.

- 17 nëntor 1995 – ipeshkvijtë e ish-Jugosllavisë, ndërmjet të cilëve Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dioqezit Shkup-Prizren, takohen me Papën Gjon Pali II në Vatikan: flitet për kontributin e posaçëm që duhet të japin katolikët përmes përvojës së faljes e të pajtimit.

- 7 dhjetor 1966 - Shenjtëria e Tij Gjon Pali II riorganizon dioqezat e Kishës katolike në Shqipëri: themelon Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë) në vend të abacisë së Oroshit dhe emëron si të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe administrator apostolik të dioqezës së Lezhës, Atë Angelo Massafrën OFM, asokohe Këshilltar i Provinçës Françeskane Shqiptare dhe Famullitar i Troshanit;  ndërsa si administrator apostolik të Shqipërisë së Jugut, emëron Atë Hil Kabashin, OFM, asokohe kapelan i besimtarëve shqiptarë në Gjermani.

- Papa Gjon Pali II shuguron ipeshkvij të rinj: Imzot Mark Sopin, ipeshkëv i Kosovës më 6 janar 1996 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Angelo Massafrën, më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan; Imzot Hil Kabashin më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan;

-1 mars 1997-  Ati i Shenjtë Gjon Pali II pret në Vatikan për paraqitjen e letrave kredenciale ambasadorin e  Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, dr. Pjetër Pepën.

- 25 mars 1997 – pritet në audiencë në vatikan kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino.

- 31 mars 1997 – Gjon Pali II ngushëllon shqiptarët e tronditur nga tragjedia e Otrantos, ku u mbyt një anije me shqiptarë që iknin drejt brigjeve të Italisë.

- E Diela e Pashkëve 1997 – Gjatë bekimit “Urbi et Orbi” Papa përshëndeti Shqipërinë me fjalët: “Forca e Krishtit të gjallë i ndihmoftë të gjithë ata që përpiqen për forcimin e paqes e të demokracisë, të cilat shpesh fitohen me flijime të mëdha, ashtu si po ngjet në zonën e Ballkanit, posaçërisht në Shqipërinë e dashur”.

- 23 tetor 1997 – Gjon Pali II pret në audiencë në Vatikan presidentin e Shqipërisë, prof. Rexhep Meidanin.

- 5 dhjetor 1997 –  Prof. Jul Bushati, Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë i paraqet Papës Gjon Pali II letrat kredenciale.

- 28 mars 1998 - Imzot Angelo Massafra emërohet kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, duke zënë vendin e Monsinjor Illisë, pas vdekjes dhe më 29 qershor 1998 merr nga duart e Papës Gjon Pali II në Vatikan palion e kryeipeshkvit metropolit;

- Maj 1998 – Kardinali Jozef Tomko, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, viziton Shqipërinë, takohet me përfaqësuesit më të lartë të Kishës në vend, vlerëson rolin e Kishës në procesin e zhvillimit të vendit dhe bekon Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë të saporindërtuar.

- 10 korrik 1998 - Imzot Zef Gashi emërohet kryeipeshkëv i Tivarit; shugurohet më  19 shtator 1998, në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

- 15 janar 1999 – Papa Gjon Pali II pret në audiencë në Vatikan, kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.

- Maj 1999:  Ambasadorët e vegjël të Paqes, mbledhës të gëzhojave vrasëse të revoltës së 1997-tës, për të bërë me to Këmbanën e Paqes, priten në audiencë nga Papa Gjon Pali II.

- 25 janar 2001: Papa zhvendos  Selinë kryeipeshkvnore nga Kisha e Shën Luçisë në  Durrës në katedralen e Shën Palit të Tiranës.

- 2 deri më 4 shkurt 2001  - vizita "ad Limina" e ipeshkvijve të  Shqipërisë më 12 deri më 17 shkurt 2001 - e ipeshkvijve të Kosovës  në Vatikan.

 - 3 shkurt 2001 - Ati i Shenjtë bashkëkremton, në kapelën e Tij private, Meshën shenjte me ipeshkvijtë shqiptarë. Marrin pjesë Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i Shkodrës; imzot Zef Simoni – ipeshkëv ndihmës i Shkodrës, imzot Hil Kabashi, Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut dhe katër administratorët apostolikë të Sapës, Lezhës, Rrëshenit e Pult-Bajzës.

12 – 17 shkurt 2001 – gjatë vizitës ad Limina Apostolorum të ipeshkvijve të Jugosllavisë, Gjon pali II pret në audiencë në Vatikan ipeshkvin e Kosovës, imzot Mark Sopin, në një takim personal.

- 23 mars 2002 - Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë mbi rregullimin e marrëdhënieve të anasjellta. Për Selinë e Shenjtë nënshkroi Shkelqësia e Tij, Imzot Giovanni Bulaitis, Nunc Apostolik në Shqipëri, ndërsa për Republikën e Shqipërisë, kryeministri, Zoti Pandeli Majko.

Përfaqësuesi papnor shoqërohej nga Shkelqësia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Durrës-Tiranës dhe zëvendës-kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë si dhe nga Imzot Ambroz Madtha, Këshilltar i Nunciaturës Apostolike në Shqipëri.  Kjo marrëveshje, pas një polemike të ndezur në parlamentin shqiptar u ratifikua më 23 maj:me 91 vota pro, du abstenime dhe asnjë kundra, ndërsa të gjithë deputet ishin të pranishëm në sallë.

- 10 maj 2002 – Papa Gjon Pali II pret në Vatikan ambasadorin  e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Zef Bushatin, për paraqitjen e letrave kredenciale.

- 19 shtator 2002 – Papa Gjon pali II pret në castel Gandolfo kryeminsitrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

- 8-12 nëntor 2002: kardinali Crescenzio Sepe, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve viziton Shqipërinë: më 9 nëntor takohet me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë; më 10 nëntor kryeson Meshën në katedralen e Shkodrës, ku hap procesin dioqezan për beatifikimin e 40-martirëve, shumica viktima të diktaturës dhe viziton dioqezin e Sapës; më 11 nëntor kremton në Bajzë e në Lezhë.

- 2 dhjetor 2002 – Gjon Pali II pret në audiencë në vatikan presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiun.

- 21 janar 2003 – Gjon Pali II pret në audiencë Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

- 23 prill 2003: -  i dërguari i posaçëm i Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali II, kardinali Ivan Dias, kryeipeshkëv i Bombeit, emëruar më 5 mars 2003 si legat i papës, merr pjesë, në emër të Shenjtërisë së Tij, në kremtimet që  organizoi Kisha katolike me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të vizitës së Papës Gjon Pali II në Shqipëri dhe i sjell kishës katolike e mbarë popullit shqiptar, mesazhin e Atit të Shenjtë. Këto kremtime shënojnë kulmin e Vitit 1993 shpallur nga ipeshkvijtë shqipfolës Vit Jubilar, me rastin e 300-vjetorit të Kuvendit të Arbënit, që na kujton lidhjet shekullore të pakëputura të popullit shqiptar me papët e Romës;

- 23 prill 2003 – Gjon Pali II përshëndet një grup artistësh e sportistësh shqiptarë,  të pranishëm në audiencën e përgjithsme të së mërkurës.

- Romë, 19 tetor 2003 – Nënë Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu, shpallet e Lume.

- 14 nëntor 2004 – Papa Gjon Pali II u krijon mërgimtarëve shqiptarë në Itali mundësinë të mblidhen në një kishë  për të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore  në gjuhë shqipe: përurohet për besimtarët shqipfolës, Kisha e Shën Gjonit të mullagave në lagjen romake Trastevere.

- 11 janar 2005: Papa Gjon Pali II i drejton përshëndetjen pjesëmarrësve në Sinodin Ndërheparkial të Heparkive të Arbëreshëve të Italisë: asaj të Lungros në Kalabri, të Horës së Arbëreshëve në Sicili dhe murgjërve të Abacisë së Grottaferratës, ku u zhvillua Sinodi ndërherparkiak, i cili nisi më 15 tetor 2004, për të përfunduar pas tre muajsh, më 14 janar 2005.

- 25 janar 2005 – Gjon Pali II miraton riorganizimin e dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, si vijon:

 - ngre në rangun e Selisë metropolite, Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, duke e ndryshuar kështu emërtimin aktual Kryedioqeza e Durrës-Tiranës e duke i caktuar si sufragane Dioqezën e Rrëshenit dhe Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut;

- i bashkëngjet Dioqezën e Pultit, Kryedioqezës Metropolite të Shkodrës, që emërtohet Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, duke lënë si sufragane të të njëjtës Kryedioqezë, dioqezën e Lezhës e të Sapës.

- 18 mars 2005 – Imzot Mirditës i dorëzohet bula papnore për kthimin e kryedioqezës së Tiranë-Durrësit në seli metropolite.








All the contents on this site are copyrighted ©.