2018-04-02 13:01:00

Mesazhi i Pashkëve i Krerëve të Kishave të krishtera të Jeruzalemit


Patriarkët dhe Krerët e krishterë të Jeruzalemit, ndërmjet të cilëve, imzot Pierbattista Pizzaballa dhe atë Françesco Patton, i drejtojnë lutjen Zotit për ata që vuajnë në Tokën Shenjte e në  mbarë botën.

Lutje - shkruajnë - “për njerëzit, që ecin në udhën e kryqit, që vuajnë në rajonin tonë e në mbarë botën, e edhe për të gjithë ata, që jetojnë nën thundrën e përdhunës. Lutje, për ata që vuajnë në heshtje, për refugjatët, këkuesit e një strehe, të shpëngulurit, ata që jetojnë të shtypur, për nevojtarët, për të gjitha viktimat e dhunës e të diskriminimit si dhe për të gjithë ata, që luftojnë për drejtësi e pajtim”. Ky mesazh u përhap në Jeruzalem me rastin  Pashkëve.

Jeruzalemi, qytet shprese

Nga Jeruzalemi, “vend ku Krishti u ngjall nga të vdekurit, u japim bekimin tonë besimtarëve, që kremtojnë Festën e Ngjalljes në këtë kohë të bekuar - lexohet në dokument. Ky - vijojnë Patriarkët dhe krerët e krishterë  të Jeruzalemit – është çasti në të cilin familja e krishterë në botë kujton veprën shëlbuese  të Zotit në jetën, vdekjen e ngjalljen e Jezu Krishtit. “Jeruzalemi, qytet i shpresës dhe i ngjalljes, mbetet simbol i shenjtë i shëlbimit të Zotit dhe pasqyrim i Jeruzalemit qiellor, që duhet të vijë”.

Fanar për jetën e njerëzve

Në të vërtetë - vijon mesazhi – ky karakter shenjt, komunitar e shpirtëror i Jeruzalemit vijon të jetë fanar për shpresën, paqen e jetën që aq shumë e dëshirojnë njerëzit e këtij rajoni e të mbarë botës,

Të lutemi që ne, këtu, në Tokën Shenjte, të vijojmë ta kryejmë pa pangesa detyrën tonë të shenjtë, si shprehje e Ungjillit të gjallë, për t’u shërbyer të varfërve, për të kërkuar drejtësinë e për të ecur në dritën e dashurisë së Krishtit të ngjallur.








All the contents on this site are copyrighted ©.