2018-04-02 15:37:00

E Hëna e Engjëllit: thirrja e Papës për njerëzit e rrëmbyer


Në përfundim të lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, Françesku bëri thirrje për lirimin e njerëzve të rrëmbyer dhe u lut për paqen në botë. Kujtoi edhe Ditën botërore të vetëdijes mbi autizmin.

“Zoti vërtet u ngjall!”: Papa e përsëriti disa herë, ashtu si bëhej në gjirin e bashkësisë së parë të krishterë, duke përshëndetur të gjithë besimtarët, që e mbushnin përplot Sheshin e Shën Pjetrit, në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, në këtë të Hënë të Engjëllit, por vëmendja e Atit të Shenjtë shkoi shumë përtej Sheshit. Pushtoi mbarë botën.

Pengjet të kthehen në shtëpitë e tyre

“Të jeni dëshmitar të paqes së Krishtit të ngjallur - u kërkoi Papa atyre, që kishin ardhur nga Italia e nga gjithë bota dhe, në vijim, bëri thirrje:

“Të kërkojmë në lutje, dhuratën e Pashkëve për mbarë botën, posaçërisht për popullsitë, që vuajnë më shumë nga shkaku i konflikteve në vijim. Përsëris, sidomos, thirrjen që njerëzit e sekuestruar ose të privuar nga liria,  të lirohen sa më shpejt e të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre,

Duke uruar paqe për këtë Tetëditësh të Pashkëve, që zgjat gëzimin e Ngjalljes, Françesku uroi, në përfundim, vëmendje më të madhe për njerëzit e ligshtë.

Shfrytëzojeni rastin për të qenë dëshmitarë të paqes së Zotit të ngjallur, posaçërisht  duke u kujdesur për njerëzit më të ligshtë e më të pafat. Lidhur me këtë, dëshiroj të siguroj se lutem posaçërisht për Ditën botërore të vetëdijës ndaj autizmit, që kremtohet sot”.








All the contents on this site are copyrighted ©.